• Latest
  • Trending
  • All

Pesë problemet që duhen zgjidhur me urgjencë sipas Krasniqit

12/03/2017

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 18 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pesë problemet që duhen zgjidhur me urgjencë sipas Krasniqit

12/03/2017
in Aktualitet, Lajme

Ndër probleme kryesore, Krasniqi e sheh mungesën e ekspertëve në qeverisje, mungesën e vullnetit politik për qeverisje të mirë si dhe mungesën e vullnetit për drejtësi.

Ky është shkrimi i plotë i Krasniqit:

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Pesë probleme që duhet zgjidhur me urgjencë

I Problemi i parë është në partitë politike, të cilat nuk kanë vullnet për të qeverisur me njerëz të dijshëm, intelektualë të devotshëm e të përgjegjshëm, njerëz që dinë, duan e mund t’i bëjnë ndryshimet që i duhen vendit e kombit. Gjatë këtyre pak viteve të qeverisjes, te partitë politike qeverisëse në Kosovë nuk është parë që kanë ekspertë për të qeverisur me segmentet e përmendura. Ndonëse, ekspertët nuk mund të themi se na mungojnë kaq shume (si në arsim, shëndetësi, ekonomi e drejtësi), sa po duket nga angazhimi i njerëzve në Kabinetin Qeveritar?! Që të gjitha partitë pa përjashtim është parë të qeverisin me kuadro jokompetente. Kjo shihet po t’iu bëhet një vështrim rutinor të gjitha kabineteve qeveritare të deritashme. Shumë nga ministritë janë udhëhequr jo vetëm nga individë jokompetentë, por edhe pa ndonjë përvojë politike, menaxhuese a së paku administrative. Kjo jo kompetencë nuk është vetëm në Kabinetin Qeveritar, por e njëjta vërehet në çdo institucion të pavarur e të tillët në Kosovë janë relativisht shumë.

II Problemi i dytë është se qe sa vite nuk patëm vullnet politik për të qeverisur mirë, edhe pse pati ndërrime të qeverive e të partive në qeverisje, por asnjëherë nuk u pa gatishmëria për të bërë një Strategji të Zhvillimit Ekonomik, ndonëse edhe për këtë çështje janë ndarë mjete nga buxheti ynë i varfër. E kishim edhe një mundësi për të pasur një zhvillim ekonomik duke privatizuar ndërmarrjet shoqërore e publike dhe sipërfaqe të madhe të tokave bujqësore, por nuk patëm politika të qarta të privatizimit. Me mungesën e politikave zhvillimore dhe ato të privatizimit, jo vetëm që 17 nuk nxitëm zhvillimin ekonomik, por mundësuam degradimin jo vetëm ekonomik por edhe atë të ambientit jetësor. Sikur gjatë këtyre viteve të pasluftà «s të kishim liderë të përgjegjshëm politikë, politikat zhvillimore dhe ato të privatizimit do të rishikoheshin disa herë, por ne nuk patëm asnjëherë liderë të tillë e me gjasë nuk do t’i kemi edhe sa kohë. Asnjë nga liderët që i kishim, në asnjë rast, e më në asnjë rast në qeverisjen e vendit nuk ofruan njerëz kompetentë. Pa zhvillim ekonomik nuk ka punësim e as mirëqenie!

III Problemi i tretë i madh është mungesa e vullnetit politik për të ndërtuar një sistem të drejtësisë të pavarur, efikas, profesional dhe të përgjegjshëm. Në shoqëritë në tranzicion çështja më e vështirë e ndoshta e fundit është pjekja e vullnetit politik për të pasur sistem të drejtësisë të pavarur. Pa konsolidimin e këtij sistemi, tranzicioni nuk mund të quhet i mbyllur, e që pastaj të na krijohen mundësitë për zhvillimin e demokracisë. Këtë po e shohim edhe në vendet fqinje që kanë një periudhë më të gjatë të tranzicionit, as ne nuk bëjmë ndonjë përjashtim në këtë rrafsh. Një sistem i drejtësisë me prokurori e gjyqësor të konsoliduar do t’i krijonin vendit mundësi për një zhvillim ekonomik e proces të privatizimit që do t’i ndihmonte zhvillimit të vendit si edhe punësimit të njerëzve të rinj. Prandaj, konsolidimi i sistemit të drejtësisë dhe sundimi i ligjit mbeten faktorë të rëndësishëm për një zhvillim të ri në Kosovë.

IV Problemi i katërt po del të jetë mungesa e vullnetit politik për të konsoliduar dhe reformuar sistemin e arsimit e të edukimit, i cili është e do të jetë baza e të gjitha zhvillimeve progresiste në Republikën e Kosovës. Problemet e shfaqura në këtë sistem, sigurisht që nuk janë të reja, madje nuk janë as të pas luftës çlirimtare, por kjo nuk na arsyeton e as amniston si shoqëri. Ky sistem kërkon shërim akut dhe krejt çështja 18 është si ta shërojmë? Ku t’ia nisim? A mund ta shërojnë a ta ndryshojnë gjendjen a ta që e sollën deri këtu arsimin? Përgjigjja më e shkurtër do të ishte Jo e madhe, por Jo-ja nuk e zgjidh problemin. Edhe këtu problemi është të vullneti politik. A ekziston ky vullnet politik në Kosovë? Të jesh optimist është shumë vështirë, të jesh skeptik problemi nuk zgjidhet, duhet të jesh racional, zgjidhje ka, por si? Këtu duhet shtruar edhe një pyetje: Partitë politike a kanë kuadro për të bërë zgjidhjen e duhur? Duke e parë debatin e brendshëm politik në partitë që kanë qeverisur gjatë viteve të shkuara dhe tani, përgjigjja është negative. Atyre intelektualëve që u janë nënshtruar pa asnjë kriter liderëve të tyre, a mund t’iu besohet? Edhe këtu përgjigjja është një Jo e madhe. Konsideroj që ne kemi kuadro të pavarura që kanë folur edhe këtyre ditëve dhe ata që nuk kanë folur e që mund t’i sjellin ndryshimet e kërkuara. Atëherë le t’i gjejmë ata njerëz që i duhen së tashmes dhe së ardhmes së vendit t onë. Nuk e mohoj mundësinë për të pasur edhe kuadro të mira edhe në partitë politike, por ata që janë avancuar deri më tani e kanë krijuar këtë gjendje të rëndë në arsimin e Kosovës. Sistemi i arsimit nuk zhvillohet me shokë, me të dëgjueshëm, me kushëri, miq e të afërm të ndryshëm, qofshin edhe balldyzka. Këtu lypsen dijet shkencore të përfituara në rrugë të ndershme e me dije, njerëz që donë t’i shërbejnë kombit e menaxhere që punojnë me mish e shpirt për t’ia dhënë rrugën e mbarë këtij procesi bazik të zhvillimit e të progresit në vendin tonë.

V Problemi i pestë është shëndetësia – shëndeti i popullit. Ku jemi në këtë segment të rëndësishëm të jetës sonë? Sigurisht që shëndetësia nuk mund ta këtë një zhvillim të dëshirueshëm pa një vullnet dhe kontribut të të gjithë shoqërisë sonë. Është e saktë që buxheti i Kosovës ndan një shumë jo të mjaftueshme për shëndetësinë, pra nda n aq sa ka mundësi, problemi nuk është këtu, problemi është – si po shfrytëzohen këto mjete të tatimpaguesve tanë? A ka abuzim me mjetet e ndara për shëndetin e qytetareve tanë? A është bërë ndonjë hulumtim i mirëqenë e profesional për të ardhur në përfundime të qëndrueshme. Duke e parë mënyrën se si po vendosen njerëzit në drejtimin dhe menaxhimin e këtij segmenti të rëndësishëm, mund të konstatojmë se gjatë këtyre viteve ka munguar vullneti për të menaxhuar, mirë si me kuadro, ashtu edhe me mjete financiare. Në mjekësinë e Kosovës duhet të zhvillohet një debat profesional i hapët e pa pardon për të analizuar gjendjen e pastaj për të treguar rrugëdaljen nga ky qorrsokak ku jemi tani. Besoj në profesionalizmin e njerëzve vullnetmirë që kontribuojnë në këtë sistem. Ata duhet të ngrihen edhe kundër keqpërdoruesve në radhët e tyre. Të gjithë ata që kanë mundësi e dashuri e profesionalizëm, të angazhohen për një fillim të ri edhe në këtë segment të jetës. Për këtë janë të domosdoshme: profesionalizmi, vullnetarizmi, humanizmi dhe përkushtimi i njerëzve tanë të mirë.

Post Views: 52
Tags: albanianpolitika
Previous Post

Kërcënojnë nacionalistët: Do të derdhet gjak nëse Talat Xhaferi drejton Parlamentin

Next Post

Itali, djegë të pastrehun për së gjalli

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Itali, djegë të pastrehun për së gjalli

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.