• Latest
  • Trending
  • All

Pesë misteret që shoqëruan jetën e Ahmet Zogut

20/03/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 31 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Pesë misteret që shoqëruan jetën e Ahmet Zogut

20/03/2019
in Histori

Jeta e një nga njerëzve më të rëndësishëm të shekullit XX, Ahmet Zogu, për historinë e shqiptarëve ka mbartur me vete dhe enigma e mbase do të duhet një kohë e gjatë që të zbulohen ose ndoshta nuk do të dalin kurrë në dritë.

1. Si arriti të merrte pushtetin në dhjetor të vitit 1924, a patën ndikim shtetet fqinje në këtë ringritje të mbretit të fundit shqiptar? Çfarë iu premtoi serbëve për këtë ndihmë?

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021

Pas rrëzimit nga pushteti të Fan Nolit, i cili ishte në krye të qeverisë vetëm prej gjashtë muajsh, në krye të vendit u rikthye Ahmet Zogu. Ishte dhjetori i vitit 1924, kur qeveria e Nolit nuk mundi t’u bënte ballë presioneve dhe trazirave të shkaktuara në vend atë kohë. Noli kishte ardhur në krye të qeverisë me “Revolucionin e Qershorit” apo siç e quajnë disa historianë të asaj periudhe “grusht shteti”. Rikthimi i Ahmet Zogut në pushtet u cilësua në atë kohë si rikthimi Legalitetit.

Në vitin 1925 u bë President i Shqipërisë dhe mori dhe kompetencat e ministrit të Brendshëm. Zogu kërkoi të vendoste një pushtet të hekurt. Duke parë që ai kufizohej nga disa mbretëri të fuqishme dhe të konsoliduara, siç ishte ajo e Savojës, mbretëria greke, por edhe Jugosllavia në veri, kërkoi të ishte po aq i fuqishëm. Kështu në vitin 1928, ai realizon ëndrrën e tij të bëhet mbret, duke e quajtur veten “Mbret i shqiptarëve”.

Në historiografinë shqiptare ende nuk është gjetur një emërues i përbashkët, nëse Zogu erdhi në pushtet në mënyrë të rregullt apo atë e ndihmuan forca të jashtme. Historianët gjatë periudhës së komunizmit e kanë quajtur këtë rikthim të Zogut, të ndihmuar nga ushtria jugosllave e Krajl Pjetrit të Beogradit, duke i premtuar këtij të fundit që do t’i jepte dy zona në veri të Shqipërisë, pikërisht grykën e Vermoshit dhe Shën Naumin.

Rikthimi i Ahmet Zogut padyshim ngelet një mister për historinë tonë të shekullit XX. Dokumentet arkivore tregojnë që ka një marrëveshje midis Ahmet Zogut dhe jugosllavëve, por që ngelet shumë e mjegullt, duke bërë që si pala mbrojtëse e kësaj teze, por edhe ajo që e hedh poshtë, ta kenë të vështirë të flasin me siguri për një marrëveshje të tillë. Shumë historianë japin versionin që Zogu erdhi në pushtet me mbështetje nga jashtë, duke vënë në lëvizje agjenturat e huaja, sidomos ato jugosllave, por që raporti midis shtetit të Ahmet Zogut dhe atij jugosllav nuk ka qenë i mirë pas këtij momenti, vë në diskutim të madh nëse Zogu ka pasur apo jo përkrahjen e sllavëve.

Po t’i referohemi historianit amerikan, Bernd Fisher, i cili ka bërë një nga librat më të plotë për historinë e mbretërisë shqiptare nën udhëheqjen e Ahmet Zogut, ai e cilëson ardhjen e Zogut në pushtet me ndihmë nga Jugosllavia. Menjëherë me ardhjen në pushtet, Zogu përjashton nga Parlamenti të gjithë deputetët e opozitës, shpërndau Komitetin e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës dhe mori një pushtet të pakufizuar.

2. Ahmet Zogu është shoqëruar me një nga femrat më të bukura të asaj kohe? Cila ishte balerina që magjepsi mbretin e shqiptarëve dhe pse nuk arriti të lidhte jetën me të?

Njihet vetëm ana zyrtare e Ahmet Zogut dhe pak është folur për jetën e tij private. Ashtu si gjithë udhëheqësit e tjerë edhe Zogu ka pjesën e tij për të cilën ka ende enigma. Përveç të tjerave, mbreti shqiptar ka pasur dhe një të dashur, e cila ishte një kërcimtare mjaft e suksesshme e nga më të pëlqyerat atë kohë në Francë. Tania Vizirova (Visirova), ishte me origjinë nga Besarabia dhe Kaukazi. E pasionuar pas dansit të Isadora Dunkan, ajo arriti që edhe pse shumë e re të hynte në trupën e balerinave të “Folies-Bergère”, shumë në modë atë kohë në Paris.

Ajo shpejt u bë e njohur për hijeshinë dhe sensualitetin e saj, dhe të gjithë e thërrisnin “la Visarova”. Një trup i kolmë, linjat e të cilit shfaqen në fotografitë e pakta që kishte ruajtur Visarova nga ajo kohë. Më 1929, një pikëtakim i çuditshëm do ta lidhte një pjesë të jetës së saj me Shqipërinë. Atë vit, një deputet shqiptar dhe ministri fuqiplotë i ambasadës shqiptare në Paris, e kishin takuar në mbrëmje, pas shfaqjes në “Folies Bergère”. Propozimi i tyre ishte i çuditshëm: të kërcente në pallatin mbretëror të mbretit Zog, për festimin e përvjetorit të parë të mbretërisë shqiptare.

Ajo u ishte përgjigjur se do të mendohej, por edhe më pas në Bruksel, ata përsëri e kishin takuar, duke i folur për një kontratë dhe një shumë të majme. “Ç’të bëja?”, kujton ajo në kujtimet e saj, “të interpretoja në ‘Carthacala, reine des Gitans’ (Cartala, mbretëresha e ciganëve, një shfaqje e asaj kohe), apo të shkoja në Shqipëri?…”.

Në gusht të atij viti, ajo vendos të shkojë në Shqipëri bashkë me të ëmën e saj, të cilën nuk e ndau nga vetja gjersa ajo vdiq. Kontrata për angazhimin e saj për festimet mbretërore u nënshkrua në Romë, në konsullatën shqiptare dhe në atë rumune, për një periudhë dymujore. Mbreti e priti me ceremoni dhe menjëherë i caktoi një besnik të tij, Dedë Sulin, i cili do ta shoqëronte atë ngado. Pikërisht ky malësor kishte shoqëruar gjatë Luftës së Parë Botërore, komandantin e trupave aleate në Maqedoni, francezin Franchat d’Espery.

Pra balerina ishte në duar të sigurta e besnike. Tanja Visirova, në kohën kur ajo u njoh me A. Zogun ishte vetëm 20 vjeç. Zogu ishte shumë i dhënë pas saj, vajza e re, e cila punonte si balerinë në lokalet e natës në Paris, marrosej pas Zogut dhe dhuratave që ai i bënte. Tanja Visirova kishte lindur nga një baba polak e nënë rumune. Ajo erdhi në Shqipëri me kërkesën e Zogut, mbreti i shqiptarëve e donte afër vetes, megjithëse e dashura e Zogut nuk pëlqehej shumë nga familja e tij. Tanja ishte shumë ekstravagante për t’i pëlqyer një familjeje me tradita.

Ajo qëndroi si e dashura e Zogut deri sa ky e kuptoi se nuk kishin të ardhme. Pas largimit nga Shqipëria, Tanja u tërhoq edhe nga jeta e zhurmshme e Parisit dhe shkoi të jetojë në një fermë bashkë me të ëmën. Gjithsesi Visirova u takua edhe një herë të vetme me Mbretin e saj, ku u përshëndetën si dy miq të vjetër, kur ky kishte lënë vendin e tij.

3. Në 7 prill 1939, a tradhtoi shqiptarët mbreti apo ishte një largim i detyruar? Pse komunistët këtë abdikim nga froni ia morën si pikën më të dobët?

Sapo nga deti zbarkuan forcat italiane, me të njëjtën shpejtësi nga Shqipëria largohet Ahmet Zogu. Ai padyshim iku sepse nuk mund të pajtohej me një pushtim të Shqipërisë. Pas disa tentativave që bënë italianët që ky të lejonte vendin në duart e tyre, në këmbim të ofiqeve dhe pazareve të paskrupullta, kjo gjë nuk u pranua nga Mbreti, i cili së bashku me familjen e tij abdikoi nga froni dhe u nis në mërgim. Momenti që atij i është kritikuar më tepër është pikërisht lënia e bashkëqytetarëve të tij në mëshirë të fatit. Jo rrallëherë në praktikën e historisë botërore, mbretërit pasi kanë parë situatën e vështirë, janë larguar të shpëtojnë kokën e tyre. Këtë rrugë zgjodhi dhe Ahmet Zogu, i cili në moralin e një prijësi të denjë do t’i duhej të luftonte me gjithë shqiptarët kundër okupatorëve fashistë. Gjatë periudhës 1945-1990, kjo jo vetëm që u përdor nga komunistët, por u deklamua me të madhe si një tradhti e lartë kombëtare.

4. Cila ishte jeta në mërgim e Ahmet Zogut pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia dhe a mendoi ndonjëherë të rrëzonte Enver Hoxhën?

Me largimin nga Shqipëria pas pushtimit të kësaj të fundit nga Italia fashiste, Ahmet Zogu shkon në Francë, duke e cilësuar rikthimin e mbretërisë së tij si një mision të pamundur e megjithëse kishte bërë dhe përpjekje për të ardhur. E vetmja gjë që i kishte mbetur mbretit dhe shpurës së tij, ishin pasaportat diplomatike që u jepnin mundësi të lëviznin lirisht nëpër Evropë. Zogu në vitin 1944 bëri përpjekjen e fundit për të ardhur në Shqipëri.

Në atë kohë ishin fuqizuar tepër komunistët, të cilët kishin luftuar si për çlirimin e vendit edhe për marrjen e pushtetit. Kështu kjo tentativë i rezultoi e pasuksesshme, pasi jo vetëm që nuk mund ta merrte më pushtetin nga duart e komunistëve, por as nuk do të kishte më mundësi as të kthehej në vendin që e qeverisi plot 14 vjet, tre vjet si president dhe 11 vjet si mbret. Ai jetoi në Francë duke lëvizur nga një qytet në tjetrin, ashtu si një numër i madh mbretërish të asaj periudhe, që ishin rrëzuar nga froni mbretëror. Jeta e atij që e quajti veten mbret i shqiptarëve nuk do të ishte një jetë e lumtur. Përveç vështirësive që të jep jeta në mërgim, madje i detyruar, atë e zuri dhe një maraz trishtimi për shumë arsye.

5. A ka gisht Ahmet Zogu në shumë vrasje që ndodhën gjatë qeverisjes së tij, si u hakmor për vrasjen e Esat Pashë Toptanit, që njëkohësisht ishte daja i tij?

Gjatë kohës që ka qenë në krye të vendit, Ahmet Zogu është akuzuar edhe si një njeri që ka ekzekutuar kundërshtarët e tij politikë. Nuk janë të pakta rastet ku shumë figura historike janë eliminuar në rrethana misterioze. Mjafton të përmendësh Bajram Currin, Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin, Riza Cerovën apo dhe Avni Rustemin, për të cilët mendohet se ka qenë vetë porosia e Zogut që të eliminoheshin fizikisht.

“Po të ndodheshe në opozitë me Ahmet Zogun, ose duhej të mërgoje, ose do të ishe i ekzekutuar”. Kjo ka qenë e shkruar në historinë e Shqipërisë gjatë periudhës së diktaturës. Është vështirë të përcaktosh me saktësi nëse ka një urdhër nga Ahmet Zogu apo jo. Vrasja e gjithë këtyre personaliteteve të shquar të periudhës së Pavarësisë, por dhe pas saj, duhet të ketë një shpjegim.

Në zbulimet e fundit të historisë, rezulton se Zogu mund të ketë urdhëruar vrasjen Avni Rustemit, pasi ky i fundit kishte vrarë në një atentat në Paris Esat Pashë Toptanin, që ishte daja i Ahmet Zogut. Është fakt i njohur botërisht, që e ëma e Zogut, Sadije, ishte nga familja Toptanaj e Tiranës. Prandaj, kjo është aluduar si një hakmarrje e Zogut.

E. ndërsa të gjitha këto ngelen mistere në jetën e një personaliteti siç ishte Ahmet Zogu, pasi do të duhet një kohë e gjatë që të hidhet dritë me fakte dhe argumente bindëse për të gjitha.

Post Views: 241
Tags: Ahmet Zogu
Previous Post

“E zorshme marrëveshja Kosovë – Serbi brenda 2019”

Next Post

Çanakaleja ishte varri i shqiptarëve

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

Çanakaleja ishte varri i shqiptarëve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.