• Latest
  • Trending
  • All

Pesë rrëfime që rrëzoi skandali McGonigal

01/02/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pesë rrëfime që rrëzoi skandali McGonigal

01/02/2023
in Aktualitet

Andi Bushati

Skandali McGonigal, përpos korruptimit të një zyrtari të lartë të FBI-së nga kryeministri i një vendi aleat të NATO-s, ka përmbysur edhe një sërë rrëfimesh që kanë dominuar për një kohë të gjatë debatin publik në Shqipëri. Në këtë kuptim, krahas zbërthimit të elementëve investigativë të dramës së një ish agjenti amerikan kundërzbulimi, hakmarrja e konkubinës të së cilit shkaktoi tërmet deri në Tiranë, ne duhet të merremi dhe me efektin që kjo ngjarje ka mbi rrëzimin e disa klisheve që janë ngulitur në kryet e shumëkujt prej nesh.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

1- “Amerika nuk korruptohet”

Gjithkush e mban mend një replikë të famshme të Edi Ramës në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, ku kryeministri fliste me siguri për pamundësinë e korruptimit të administratës amerikane. Në fakt, pak muaj më pas këtij dialogu që është rikthyer si një nga videot më të para të rrjet, vetë kryeministri shqiptar priti agjentin e FBI-së, dyshohet se e pagoi atë me anë të këshilltarëve të tij informale dhe vuri në lëvizje, me dokumente të dala nga zyra e tij, një hetim kundër Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike. Pra, paratë e paguara drejtpërdrejt nga Tirana ndezën makinerinë e FBI, me qëllimin e thjeshtë të zhdukjes së konkurentëve lokalë të Edi Ramës. Kaq mjafton për të vënë në pikpyetje tabunë se “Amerika” nuk korruptohet.

Natyrisht, si kudo, edhe përtej oqeanit ka individë dhe zyrtarë që i kanë qef paratë e pista të regjimeve diktatoriale, prandaj dhe klisheja që përmendin shpesh gardistët mediatikë të kryeministrit, se: “nuk është aq i fortë Edi Rama sa për të blerë Amerikanët”, këtej e tutje duhet parë me dyshim.

2-“I besoj çdo amerikani”

Pikërisht kjo ngjarje, me anën e saj të errët, me dollarët e paguara cash në një parking, me artikujt që u botuan në “Mother Jones” dhe që shërbyen për të ndërtuar fabulën e opozitës së rublave, na dëshmon se jo çdo zyrtar amerikan, që merret me këtë vend, ka monopolin e të drejtës absolute. Ajo na tregon se askush nga ne nuk ka pse i beson më shumë McGonigalit, Palmerit, Escobarit, Donald Lu-së apo Yuri Kimit sesa logjikës, kredos apo fakteve që disponon vetë. Idiotësia se “unë mendoj ndryshe, po nuk do veproj sipas bindjes që kam, pasi Amerika na porosit për të kundërtën”, rrezulton sot më qesharakë se kurrë. Ata që pretendojë se vettingu është një pocaqi, por ua kërkon SHBA-ja zgjatjen e komisioneve të tij; ata që e kanë provuar vetë anshmërinë e SPAK-ut, por vazhdojnë të kenë shpresë se kështu u thotë ambasadorja; ata që përbetoheshin për pastërtinë e Berishës, por sot e kanë braktisur, se nuk i dalin dot kundër superfuqisë; tani riskojnë të duken si idiotë të dobishëm të lojës me maska të regjimit të Tiranës.

3- “Mos shaj në gjuhë të huaj”

Ky skandal, ndoshta më i madhi mes një qeverie shqiptare dhe aleatit tonë strategjik, nxjerr në pah edhe hipokrizinë e Edi Ramës. Për një kohë të gjatë kryeministri ka predikuar se ai nuk e shan kurrë opozitën e vendit të tij në gjuhë të huaj. Duke përdhosur këtë koncept konician, pra se me kundërshtarët e tij i lan teshat e papastra vetëm brenda shtëpisë, pa i nxjerrë ato në pazar, ai anatemonte kritikët dhe rivalët e tij që ishin koherentë në artikulimin e akuzave të tyre ndaj qeverisë, si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Afera e zyrtarit të arrestuar të FBI-së, korruptimi i tij për të pompuar fabulën e një opozite që financohet nga Moska, e vendos Ramën në pozicionin e një mashtruesi ordiner, që vepron në të kundërt të asaj që predikon. Akoma dhe më keq. Në këtë pikë ai nuk del thjesht gënjeshtar. Ai rezulton si një politikan i paskrupullt, që për hir të interesave të pushtetit të vet, mund të nxijë imazhin e krejt vendit, duke vizatuar një Shqipëri, ku diçka më pak se gjysma e elektoratit votojnë një parti anti perendimore.

4- “FBI si SPAK”

Shpërthimi i aferës të dy pazarxhijve shqiptarë që blenë për llogari të pushtetit zyrtarin më të lartë të FBI-së të arrestuar ndonjëherë, ka mbështjellë me hije dyshimi edhe margaritarin e kurorës së reformës në drejtësi. SPAK, u tregua i mefshtë dhe i ngathët për të nisur menjëherë hetimet. Madje edhe kur deputetë të opozitës u detyruan të bëjnë punën e tij, shefi yurikimist i Prokurorisë së Posaçme filloi të kërkojë qiqra në hell për gjetjen e aktakuzës amerikane, ndërkohë që ai duhet t’i ishte drejtuar ndërkohë me letërporosi Departamentit të Drejtësisë, për tërheqjen e materialit që ka lidhje me Shqipërinë. Fakti që kjo nuk ndodhi, është treguesi më i qartë se ky institucion është gjunjëzuar nga regjimi i Tiranës. Edhe më keq akoma, fakti që ambasada e SHBA, që bën sikur e kontrollon SPAK-un, nuk pipëtiu, as publikisht, as në rrugë zyrtare, për ta çuar para zbardhjen e këtij skandali, i mbulon edhe më me turp “heronjtë e fëmijve tanë”, që gjoja do luftonin krimin dhe korrupsionin në nivele të larta. Ironia është se kur nisi reforma në drejtësi na u premtua që do ta bënim SPAK-un dhe BKH-në si FBI-a, por regjimi i Tiranës rrezikoi të bënte këtë të dytën si të parat.

5- “Zvjerdhja e non-gratave”

Pikërisht ky lloj korrupsioni, kur me para të pista të dërguara me çanta blehet nga kryeministri i një vendi një agjent i lartë kundërzbulimi, ka përdhosur keqas edhe nocionin e “minimit të demokracisë”, që shërbeu si pretekst për shpalljen e “non grata-s” më të famshme në Shqipëri.

A ka minim më të madh demokratik sesa të rekrutosh një zyrtar të FBI-së, për ta përdorur atë si levë për shkatërrimin e opozitës së vendit tënd?

Në këtë fabul janë përmbledhur të tëra. Edhe paratë me origjinë të paditur të koncesioneve dhe PPP-ve, dhe bota e errët e “këshilltarëve informalë” që përdor kjo qeveri dhe guximi i çartur për të futur në kurth një funksioar të lartë të një vendi aleat edhe mbi të gjitha ideja fikse për asgjesimin e pluralizmit real politik. Minim më të madh demokratik sesa ka tentuar Edi Rama, në këtë vend nuk është parë kurrë. Para këtyre fakteve “non grata-t” për mëkatet e Tom Doshit, Vangjush Dakos, apo ato për krimet e Sali Berishës ngjajnë si anekdoda fëmijësh. Dhe po u pranua ky standart, politika me listat e zeza të SHBA-së do të humbasë këtej e tutje edhe atë pak kredibilitet publik që i kishte mbetur deri më sot.  lapsi.al

Previous Post

VIDEO/ Krimineli rus kërcënon hapur Kosovën dhe Ukrainën: Vitin që vjen do të shkojmë në Prizren e Kiev

Next Post

Trysnia për Asocacionin/ A do dorëzohet Albin Kurti?

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Trysnia për Asocacionin/ A do dorëzohet Albin Kurti?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.