• Latest
  • Trending
  • All

Përurohet shtëpia e restauruar e shkrimtarit Ismail Kadare

31/01/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Përurohet shtëpia e restauruar e shkrimtarit Ismail Kadare

31/01/2016
in Kulture

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta mori pjesë ceremoninë e përurimit të shtëpisë së restauruar të shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare që përkon dhe me 80-vjetorin e tij. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin dhe Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, deputetë të qarkut të Gjirokastrës, Kryetarja e Bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami, etj.

Në fjalën e tij përshëndetëse të mbajtur në këtë ceremoni, Meta vlerësoi figurën e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare duke e cilësuar si përfaqësues të denjë të kulturës së kombit tonë dhe të identitetit evropian të tij.

“Dua të falënderoj shumë Ministrinë e Kulturës, qeverinë, Bashkinë e Gjirokastrës për këtë përkushtim që kanë treguar dhe që më në fund kanë sjellë një institucion kaq të rëndësishëm kulturor, që nuk është vetëm gjirokastrit, që nuk është vetëm shqiptar, por është evropian, është ndërkombëtar dhe që do t’i japë një dimension tjetër edhe qytetit të Gjirokastrës. Sa i takon kësaj dite të rëndësishme, këtij momenti të rëndësishëm, mund të them se të gjithë ndihemi krenar, sepse Kadare përfaqëson kulturën e kombit tonë, identitetin tij evropian dhe natyrisht që kjo është shumë e rëndësishme, sidomos në këto momente për vendit tonë dhe për kombin tonë. Kështu që i uroj mbarësi, suksese dhe jetë të gjatë e të pafundme”, tha Meta

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Kryeministri Rama, duke vlerësuar punën e bërë deri më tani, garantoi për vijimin e investimeve për ndërtimin edhe të një muzeu dhe të një librarie me dorëshkrime dhe sende personale të shkrimtarit Ismail Kadare.

“Pikërisht në harkun kohor të ditëlindjes së Ismailit, ne jemi sigurisht të kënaqur që mundëm falë punës këmbëngulëse të Ministres dhe të Kryetares së Bashkisë të çelin dyert e kësaj shtëpia me rëndësi të madhe për kujtesën historike të Gjirokastrës, por edhe të vetë kombit shqiptar. Por do të vazhdojmë me fazën tjetër, sepse shtëpia ka nevojë që të popullohet me librat e Ismailit, me dorëshkrime, dhe sende personale që jam i bindur do të na i japë, edhe pse si gjirokastrit, do të na i japë me pikatore, pak nga pak. Dhe nga ana tjetër, unë kam folur edhe me Elenën që është gjysma më e mirë e Ismailit për të shtuar edhe një bibliotekë me librat e shkrimtarëve të dashur për Ismailin e miqtë e tij të vetmisë. Dhe kështu për të pasur brenda mureve të shtëpisë gjithë botën letrare të Ismailit. Shtëpia të mos jetë thjesht një muze, por të jetë një mjedis i gjallë që të rrijë hapur, të tërheqë njerëz jo vetëm për ta vizituar, por edhe për të studiuar dhe për të lexuar. Është një sfidë më vete të marrësh fjalën kur ke parasysh që po flet për njeriun që me fjalën shqipe ndërtoi një muze të tërë monumentesh të letërsisë, jo vetëm shqiptare, por dhe të letërsisë botërore”, tha Rama.

Ndërsa, Ministrja e Kulturës tha se shtëpia e shkrimtarit Ismail Kadare do të kthehet në një qendër kulturore.

“Në fakt shtëpinë ia ka dhuruar shumë bujarisht Ministrisë së Kulturës për ta ndarë atë me të gjithë, jo vetëm me Gjirokastrën. Ishte një shtëpi, e cila në vitin 2000 u dogj dhe me kontributin e UNESCO-s dhe të shtetit u rindërtua. Vetë Ismaili ka një dyzim mes shtëpisë që ishte dhe shtëpisë së dytë. Ne jemi sot për jetën e dytë, jetën kulturore, të artit, të shkrimtarëve, jo vetëm të Kadaresë, por të gjithë shkrimtarëve pa dallime të pasaportës që kanë. Do të jetë një qendër kulturore e cila do të menaxhohet së bashku nga bashkia dhe Ministria e Kulturës, si një vend ekspozite”, tha Kumbaro

Edhe kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami shprehu mirënjohjen për shkrimtarin e njohur gjerësisht.

“Askush nuk mund t’i latonte kaq ëmbël gurët me të cilët është ndërtuar, siç e ka bërë Kadare me penën e tij. Askush s’mund ta zbuste me aq finesë ngjyrën gri të tij dhe t’i jepte herë të qeshurën apo të qarën e një fëmije, psherëtimat e dashurisë së pamundur të një të riu. Gjirokastra i kapërcen kufijtë dhe merr të tjera përmasa edhe falë birit të saj të cilit do t’i jetë përherë mirënjohës. I nderuar Kadare! Jetë të gjatë për vete, për familjen dhe për gjithë adhuruesit që dëshirojnë ta shijojnë sa më gjatë magjinë e penës suaj”, tha Rami.

Më pas, Kryetari i Kuvendit dhe të tjerët që e shoqëronin u njohën me ambientet e rikonstruktuara të shtëpisë së shkrimtarit, Ismail Kadare.

Previous Post

Regjisori serb që zbulon tregimin e Batajnicës

Next Post

Berisha del kundër PD për arrestimin e Kserës

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Berisha del kundër PD për arrestimin e Kserës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.