Në ambientet e Teatrit Kombëtar sot do të përurohet libri për Nënën Terezën.
Në një njoftim për media, bëhet e ditur se autori Abdullah Zeneli do të përurojë dramën “Nëna lutet për ne”.
Përurimi i këtij libri do të bëhet në ambientet e Teatrit Kombëtar, duke filluar nga ora 18:00.
“Në përurim do të flasin: Anton Nikë Berisha, Elvi Sidheri dhe Frrok Kristaj. Aktorja Safete Rogova do të deklamojë pjesë nga drama”, thuhet në njoftim.














