• Latest
  • Trending
  • All

Përtacia intelektuale e ushtarëve te Ramës

24/05/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 26 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Dhe të tjerat

Përtacia intelektuale e ushtarëve te Ramës

24/05/2023
in Dhe të tjerat

Andi Bushati

Arrestimi i kandidatit të bashkisë të Himarës me akuzën e dyshimtë se po blente vota është një rast tipik që tregon cektësinë dhe malinjitetin e propagandistëve të rilindjes. Boll të marrësh në dorë telekomandën e tv-së dhe të shfaqen gjithandej, gazetarë, analistë, historianë e politikanë që përsërisin një refren të panevojshëm. Ata e përshkruajnë Fredi Belerin si një antishqiptar, shovinist grek, terrorrist të masakrës së Peshkëpisë, njeri që i ka shpëtuar burgut më kot, etj.
Pastaj debati zhvendoset në një hulli edhe më të panevojshme, në atë se deri ku shtrihet minoriteti grek në Shqipëri dhe se sa të lashta janë rrënjet arbërore në Himarë.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

Kur dikush tenton të pyesë se a e kanë lexuar dosjen në bazë të së cilës iu vunë prangat Belerit, kjo përpjekje bie në vesh të shurdhër.

Enkas, bëhet sikur harrohet, se fituesi i burgosur i zgjedhjeve nuk po gjykohet as për cënim të kushtetutës, as për ndryshim kufijsh, as për përdhosje simbolesh. Përplasja zhvendoset nga ekzistenca ose jo e një krimi elektoral, tek tema etnike apo nacionaliste. Qëllimi është që procesi publik për të akuzuarin mos bëhet në bazë të fakteve, por sipas mendësisë tribale nëse ai është burrë i mirë apo burrë i keq.

Të mos ngatërohemi!

Kjo teknologji nuk vihet në punë vëtëm për të justifikuar goditjen e një “nacionalisti të poshtër grek”. Fabula e “burrit të keq” është bërë e zakonshme për të përligjur çdo shkelje të ligjit nga Rama dhe çdo veprim fashistoid të shtetit që ai kontrollon me dorë të hekurt.
Kur kryeministri i çoi ruspat pronarit të News 24, si ndëshkim ndaj vijës editoriale të mediave të tij dhe si shantazh për ta detyruar të shesë televizionin, akuzatorët e sotëm të Belerit përsërisnin të njëjtin refren. Ata anashkalonin pyetjen se përse Rama po shembte një objekt që e kishte lejuar me firmën e tij, por këmbëngulnin tek fakti se pse duhet të ndërtonte buze detit, Irfan Hysenbelliu. Ata nuk merreshin me ligjshmërinë e aktit, por me karakterin e viktimës.

E njëjta demagogji përsëritet si dy pika uji me rastin Becchetti. Fajit të qeverisë, që i kushtoi taksapaguesve shqiptarë dënimin me mbi 110 milionë euro dëmshpërblim, mëtohet ti mbivendoset portreti i një biznesmeni aventurier, që nën fustanet e Simona Venturës dhe Sabrina Ferillit, fshihte talentin e grabitësit ndërkombëtar të enteve publike.

Raste të ngjashme ka me dhjetra. Ato fillojnë që nga damkosja e aktivistëve për mbrojtjen e teatrit, që në vend ti gjykonin për drejtësinë e kauzës u hapën letrat e proceseve të para dhjetë viteve e deri tek i ndjeri Klodian Rasha, që pasi e vranë, i shpikën më kot fabulën se ishte me armë në dorë.
Ky fajësim i viktimës, si alibi për çdo krim, është në fakt metoda që po përdor Edi Rama, për të vjedhur, masakruar nxjerrë jashtë loje, kundërshtarët e tij politikë. Ilustrimi më flagrant i saj u pa në zgjedhjet e fundit. Kështu Berisha e meritonte ti rëmbej në mënyrë arbitrare vula, komisionerët, numëruesit, financimi publik, pasi qe një ‘burrë i keq”, që aleati ynë i madh e kishte shpallur non grata. Votuesit e tij duheshin blerë apo intimiduar, ngaqë ai përfaqësonte të shkuarën. Ai dhe Meta nuk duhej të kishin të drejta të barabarta dhe privilegjin e nje gare të lirë dhe të ndershme, pasi ata nuk ngërthenin standartet e duhura morale.

Mirëpo, teknologjia që Rama përdor kundër rivalëve politikë, ajo për të vendosur biografinë përpara fakteve, perceptimin përpara ligjit, gjykimin e njishit përpara shtetit të së drejtës, po kopjohet në mënyrë bajate nga ushtarët e tij. E njëjta mënyrë se si përligjen krimet në majë të piramidës po vizatohet si mbi fletë kalk edhe për të justifikuar ato që ndodhin në bazë të shoqërisë.

Pra nëse shefi i jep të drejtën vetes për për të goditur nën brez opozitën, për faktin se ajo drejtohet nga Likja apo Sala, vasalët e tij, pa e vrarë mendjen, aplikojnë të njëjtën mendësi për të përligjur bugosjen, shkatërrimin, sekuestrimin apo denigrimin e kujtdo qoftë.
Kjo përtaci intelektuale, ky varfërim idesh dhe argumentash është një sjellje tipike mercenarësh. Ky është shembulli më i mirë që tregon se ata cicërojnë pro asaj për të cilën paguhen dhe jo në funksion të asaj që mendojnë. Kjo është prova e të bërit të një pune angari, tek e cila as merr mundimin të besosh.

Prandaj, sot, kur dëgjojmë korin e patriotëve me mëditje që janë vërsulur si me sustë kundër shovinizmit, helenizimit dhe antishqiptarizmit të Fredi Belerit, nuk duhet të shqetësohemi aspak. Këto nuk nuk janë shenjat se vendi po rëshqet drejt ekstremizmit, ksenofobisë dhe nacionalizmit. Ato janë thjesht një fortunë në godë. Një zakon i vjetër i ushtarëve të Ramës për të damkosur viktimën, në mënyrë që të justifikohet krimi i urdhëruar prej shefit.

Previous Post

Paris 1916/ “Shpresat për një Shqipëri të pavarur në dorë të Anglisë…

Next Post

Shqipëria humbi gjyqin me Bechettin, Gjykata e Apelit në Bruksel bllokon 65 milionë euro të Albcontrol! Pritet t’i kalojnë biznesmenit

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Një vlerësim i veçantë vjen për Shqipërinë nga mediumi prestigjioz amerikan CNN, i cili në një artikull të publikuar të premten...

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për muaj të tërë ka pasur spekulime se lufta në Gaza po përshkallëzohet në një rrafsh më të gjerë rajonal....

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Paraprakisht, Asambleja i hodhi poshtë me rend amandamentet e propozuara nga Serbia. sambleja Parlamentare ka votuar PRO, Kosova drejt anëtarësimit...

Next Post

Shqipëria humbi gjyqin me Bechettin, Gjykata e Apelit në Bruksel bllokon 65 milionë euro të Albcontrol! Pritet t’i kalojnë biznesmenit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.