Pamje e agjencisë Associated Press mundësojnë të njihni anarkinë që kishte pushtuar Sarandën: rrugë të bombarduara, mitraloza, antipredha që kërcisnin në çdo orë të ditës, sheshe plot me njerëz… Askush nuk i kursente municionet. Fëmijët e pranishëm me rebelët demonstronin forcën me armë në duar.
Në 6 mars të vitit 1997, rebelët pushtojnë rrugën kryesore që lidhte Delvinën dhe Sarandën. Qëllimi i tyre ishte të ndalonin hyrjen e autoriteteve zyrtare.
Të armatosur, qytetarët kanë në dorë çdo gjë, kontrollojnë çdo makinë e cila hynte dhe dilte nga qyteti. Armët dhe tanket ndodheshin në çdo rrugë. Ndërsa, lideri i partisë republikane në këtë zonë shprehet se njerëzit do të luftojnë deri në vdekje nëse presidenti dërgon trupat e tij. Dhe, qytetarët janë gati të luftojnë kundër trupave të Sali Berishës.
Në atë kohë Qeveria shqiptare e kishte humbur totalisht kontrollin e saj në qytete si Vlora, Saranda dhe Delvina. Të shtënat në jugun e Shqipërisë ishin shndërruar në normalitet. Të dhënat dëshmonin edhe për bombardime nga ana e Ushtrisë e cila përpiqet të izolojë rebelet. Më shumë se 300 ushtarë u pozicionuan në Gjirokastër, 20 kilometra në veri të Sarandës, ndërsa gazetarët raportonin se katër tanke ndodheshin në qytet si shenjë për të treguar forcën dhe për të shuar protestat.
Por, çdo gjë ishte jashtë kontrollit, e pamundur që vendi t’i rikthehej rutinës. Burra dhe gra të armatosur në Delvinë protestonin në mbrojtje të liderit të Partisë Republikane në zonë, Petrit Hazbiu, dhe shpreheshin se nuk do t’i dorëzoheshin Berishës
“Ne presim çdo gjë nga Berisha. Ai mund të në dërgojë ushtarët e tij, por ne do të luftojmë deri në vdekje. As regjimi fashist nuk ka bërë atë cka Berisha u ka bërë njerëzve të tij”, shprehet Hazbiu.
Njëri nga rebelët i rrëfehet AP-së se ata kanë mbështetjen e plotë të të gjithë qytetarëve.
“A po ju bashkohen të tjerë njerëz”, pyet gazetari.
“Çdo ditë çdo ditë çdo ditë. Të gjithë nga të gjitha qytetet dhe fshatrat. Siç e shihni edhe të vegjlit janë me ne”, shprehet rebeli.
Qytetarët në Sarandë kanë marrë në mbrojtje qytetin, ndërsa qindra të armatosur ndodhen në port dhe kanë pozicionuar tre tanke, ku nuk mungojnë edhe armët e tjera. Të gjithë e kishin kokën në rrezik. Jo vetëm shqiptarët, por dhe të huajt që për arsye të ndryshme ndodheshin në Shqipëri në atë kohë.
Ngjarja më poshtë i përket 14 marsit të 1997, kur burra të armatosur hapin zjarr ndaj një helikopteri gjerman i cili po mundohet të evakuojë civilë në periferi të Tiranës, në Rinas.
Gjatë një sulmi ajror më 17 Mars në Mosul, Hawra, vajza e vogël 4-vjeçare, mbeti e plagosur rëndë ndërsa mamaja e saj humbi jetën.
Ala’a Al-Tai, babi i Haëra, tregon për CNN se gjatë asaj dite luftëtarët e ISIS ishin mbledhur në lagjen ku ai banonte.
Pas sulmit ajror shtëpia e tij u shkatërrua dhe familja e tij ishte akoma brenda.
E vetmja gjë që ai mund të dëgjonte ishte zëri i vajzës së tij e cila qante dhe nxitoi për ta shpëtuar atë. Hawra kishe mbetur e bllokuar pasi blloqet e murit kishin rënë mbi të dhe Ala’a arriti ta nxirrte nga rrënojat. Ndërsa gruaja e tij mbeti e vrarë dhe trupi i saj u gjet vetëm ditën e nesërme poshtë rrënojave.
Ai iu lut luftëtarëve të ISIS që t’i lejonin të largoheshin por një anëtar i ISIS i ofroi që ta vriste vajzën e tij të vogël Hawra.
Babai i saj u shpreh se anëtari i ISIS i kishtë thënë: ” Unë mund ta qëlloj vajzën tënde. Pse dëshiron ta shpëtosh atë, kur ajo do të vdesë gjithsesi?!”.
Ai arriti që të shpëtojë vajzën e tij duke u përkujdesur për të dhe nuk i lejoi ato që ta vrisnin.
Ala’s u kërkoi atyre që të shkonin në një territor të ISIS për të marrë ndihmë mjeksore por një anëtar egjiptian i ISIS i tha se ato nuk mund të largoheshin pasi ISIS do të përdorte civilët e mbetur për tu mbrojtur.
Hawra, e cila arriti të merrte ndihmë mjeksore vetëm pas tre ditësh kur forcat e sigurisë të Irakut arritën që të çlironin këtë lagje. Nuk mund ti hapë sytë e saj dhe mjekët nuk janë të sigurtë nëse ajo do të arrijë të shikojë më.
Ala’a përshpërit kur përmend vdekjen e gruas së tij në prani të Haëra’s, ndërsa kjo e fundit e dëgjon duke folur për sytë e saj.
Ndërsa përpiqet të hapë qepallat e saj me gishtat e vegjël, Haëra thotë: “Shikoni, un mund ti hap sytë” ndërkohë që kërkon të shohë mamin e saj.
Nga ky sulm ajror mbetën të vdekur 140 persona. Ndërsa seria e sulmeve ajrore të ndërmarra është duke u hetuar nga qeveria e Irakut dhe SHBA. Zyrtari mbrojtës i SHBA thotë se nuk ka asnjë tregues që forcat e tyre ushtarake të kenë lidhje me sulmin.























