• Latest
  • Trending
  • All

Përse përbëjnë histori shtepitë e Konicës në Londër?

23/04/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Përse përbëjnë histori shtepitë e Konicës në Londër?

23/04/2017
in Aktualitet

Daut Dauti

Shqiptari më i rëndësishëm që ka jetuar në Londër është, pa dyshim, Faik bey Konitza. Ai ka jetuar në këtë shtëpi, të cilën e kam fotografuar para disa viteve dhe e cila gjendet në Islington. Shtëpia tjetër është në Chingford. Dy shtëpitë kanë hyrë në histori edhe për shkak se aty vinte për vizitë miku i Konitzës, poeti i njohur francez Guillaume Apollinaire ku edhe i shkroi dy poezitë (“La Chanson du Mal-Aime” dhe “L’Emigrant de Landor Road”) që konsiderohet ndër më të mirat që janë shkruar ndonjëherë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Për këtë asye këto dy shtëpi duhet të shënohen dhe ruhen si objekte të rëndësishme. Më poshtë mund të lexoni një shkrim timin për Konitzën dhe Apollinaire-in:

Faik bey Konitza, Guillaume Apollinaire dhe Annie Playden

Shqiptarët sa herë qe e dëgjojnë emrin Londër me siguri u shkon mendja menjëherë te Faik bey Konitza dhe Isa Boletini. Konitza mund të na paraqitet si një intelektual arrogant, por elegant, me ndonjë libër apo gazetë në dorë. Isa Boletini mund të na kujtohet për hyrjen e tij të famshme me kobure në Parlament edhepse një ngjarje e tillë nuk ka fakte të ketë ndodhur. Megjithatë, Faik Konitza mbetet jo vetëm shqiptari i parë në Londër, por edhe i fundit për nga madhështia.

Nuk dihet shumë për jetën e Konitzës në Londër pasi që ai nuk ka shkruar edhe aq për ndodhitë e tija në këtë metropol të rëndësishëm të botës. Tregimet më interesante për Faik bey Konitzën kanë mbetur nga shkrimet e Apollinaire-it, gjeniut francez të letrave të kësaj bote. Poeti i popullarizuar francez ka shkruar në disa raste për Faik Konitzën që nga takimi i tyre i parë në Londër. Konitza, me njohurinë e përgjithshme dhe sjelljet e tija, pa dyshim e fascinonte Apollinaire-in, i cili në kohën e tij ishte ylli më i madh i poezisë jo vetëm në Paris, por deri atje ku lexohej. Apollinaire, i tillë mbeti deri sot. Konitza dhe Apollinaire duket se kishin disa karakteristika të përbashkëta dhe kjo ishte arsyeja që të dy ishin bërë miq. Arsyeja më e fuqishme që i bashkonte ishte dashuria dhe njohuria që kishin për letërsinë, kulturën dhe gjuhët. Apollinaire e kishte vizituar Konitzën dy herë (1903 dhe 1904) kur ky i fundit ishte shpërngulur nga Brukseli në Londër.

Në shkrimet e poetit francez për Londrën dhe Konitzën ka hyrë, çuditërisht, edhe një angleze e quajtur Annie Playden e cila poashtu ishte edhe muza e poetit. Duket se Apollinaire ka qenë i dashuruar pa masë në këtë vajzë të re, ashtu siç dashurohen poetët. Annie, ka qenë një vajzë angleze e rëndomtë dhe me arsimim të zakonshëm (mesatar). E gjora kurrë nuk e kishte ditur se kishte qenë e dashuruar nga një gjeni. Madje, asaj Apollinaire, njeriu që nxiti zhvillimin e kubizmit që përkrahu Pikason dhe idetë e reja evropiane, shpesh i dukej i çmendur.

Pra, Apollinaire kishte dy arsye për të vizituar Londrën. Nuk është lehtë të dallohet cila nga arsyet ka qenë më e fuqishme. Ekzistojnë dëshmi për të besuar se arsyeja e parë ishte miku i tij Konitza, dhe e dyta, ishte dashuria që kishte në zemër për Annie Playden-in. (Apo anasjelltas). Nga shënimet e botuara dhe të pabotuara të Apollinaire-it, merret vesh fuqia që njeriu (burri apo mashkulli) mund të ketë për shoqërinë dhe për dashurinë ndaj femrave. Çdo mbrëmje Annie Playden vinte për t’u takuar me të ‘dashurin’ e saj francez në shtëpinë e një shqiptari që gjendej në Oakley Crescent të Londrës. Në mbrëmje, vonë, Apollinaire e përcillte të dashurën për në shtëpi të saj që gjendej në Landor Road në Clapham. E përcillte, shpesh duke ecur këmbë, dhe duke i folur (filozofuar, natyrisht) gjatë tërë rrugës.

Në fakt duket që asaj nuk i pëlqente aq shumë Apollinaire. Ajo refuzonte të flinte me te para se të martoheshin. Në ditët e sotme kjo është një pakuptimësi ekstreme, por brenda këtyre rregullave ka jetuar shoqëria angleze dhe ajo evropiane në fillim të shekullit të kaluar. Kështu, Apollinaire kthehej vonë për të fjetur. Dhe, zgjohej vonë, sikur edhe miku i tij Faik beu. Pjesën tjetër të natës Apollinaire dhe Konitza e kalonin duke i diskutuar temat e tyre të pafundta. Kur zgjoheshin, hanin diçka (çkado) që e quanin mëngjes. Pastaj, Konitza merrte një karrige, ulej para mikut të tij për t’i bërë muhabet shqiptarçe. Konitza nxirrte instrumentet me frymë (oboa, klarineti, briri anglez e ndoshta edhe kavalli apo fyelli) dhe fillonte të ekzekutonte për mysafirin. Kur i kryente ekzekutimet me instrumente me frymë, nxirrte përpara një instrument me hark apo me shumë tela, të cilit Apollinaire nuk ia dinte emrin. Plaste kënga në një “koncert” që nikoqiri vetë e organizonte dhe ekzekutonte çdo ditë vetëm për një shikues. Kur kryhej “koncerti” nikoqiri fillonte të përgatiste drekën. Edhe dreka ishte “alla shqiptarçe”. Deri sa dreka zihej dhe bëhej gati, binte muzgu. Nuk mbetej kohë për të vizituar ndonjë muze. Pastaj fillonte rutina. Vinte Annie, fillonte muhabeti, dhe përsëri Apollinaire e përcillte muzën duke i ligjëruar, si zakonisht.

Nganjëherë u dilte kohë për të dalë në “pub”. Aty shpesh takonin njerëz të rangut të tyre. Në një moment, para një grupi intelektualësh anglez, Apollinaire e kishte prezantuar Konitzën si një kryeredaktor të një gazete shumë të fuqishme të cilën e lexonte edhe sulltani. “Sulltanin nuk e merr gjumi pa e lexuar Albania-n” u kishte thënë Apollinaire anglezëve në këtë rast. Anekdotat e këtilla janë të shumta. Natyrisht që Apollinaire këto ‘tregime – anekdota’ i merrte nga nikoqiri i tij dhe i trajtonte si të vërteta.

Në një vizitë tjetër që i kishte bërë Apollinaire Konitzës merret vesh për një detaj interesant. Kësaj radhe Konitza jetonte në Chingford, një lagje në veri-lindje të Londrës. Këtu ai kishte një kopsht dhe kujdesej për disa pula që e mbante për vezë të freskëta. “Të gjitha pulat kishin mbetur pa pupla dhe dukeshin tmerrësisht si të rjepura”, shkruan Apollinaire. Por, këtu Konitza përshkruhet si njeri i martuar, apo së paku si njeri që bashkëjetonte me një angleze.

Edhe në Chingford vinte Annie Palyden kur aty ishte Apollinaire. Natën e parë që kishte ardhur, gruaja e Konitzës ia kishte bërë gati shtratin për të fjetur me poetin. “Jo, në asnjë mundësi nuk e bëjë këtë. Më duhet të kthehem në shtëpi para ores 9 se më pret nëna” kishte thënë anglezja. Dhe, për Annie Playden-in, Apollinaire shkroi “La Chanson du Mal-Aime” (Këngë për të dashuruarit e varfër). Kjo vepër mori aso përmasash të popullaritetit sa që u bë poema e dashurisë së shekullit. Rruga ku banonte Annie Playden, poashtu u popullarizua duke hyrë në histori për shkak të poezisë që shkroi Apollinaire me titull “L’Emigrant de Landor Road” (Emigranti i rrugës Landor). Në fakt që të dy poezitë konsiderohen ndër më të mirat që ekzistojnë dhe që të dyjat janë shkruar në shtëpinë e Konitzës.

Por, e tërë kjo përshkruhet me një befasi të pabesueshme. Annie, të cilën Apollinaire në një rast e kishte përshkruar si “ një femër me prapanicë dhe gjinj të bukur”, shumë vonë e kishte kuptuar rëndësinë e personalitetit të Apollinaire-it. Ajo e njihte Apollinaire-n me emrin e tij të vërtetë që ishte Wilhelm de Kostrowitzky ose Kostro. Annie e mbante në mend Kostron si një njeri të shkolluar që iu kishte ngjitur pas dhe nuk e linte rehat në asnjë moment që nga koha kur ishin takuar diku në Gjermani në një shtëpi aristokrate ku ajo punonte si edukatore e fëmijëve kurse Apollinaire si mësues. E kishte ndjekur gjatë tërë kohës sa që ishte “çliruar” vetëm pasi kishte emigruar në SHBA. Për shkak të idealeve të larta të një intelektuali sipëror, Apollinaire hyri vullnetar në Luftën e Parë Botërore dhe doli nga lufta për të vdekur ditën kur u nënshkrua paqa në vitin 1918.

Annie Playden, për shkak të lidhjeve të shkëputura, këtë fakt e mori vesh vonë. Më 1951 gazetarët dhe akademikët e letërsisë i ranë në gjurmë Annie Playden-it, dhe pasuan intervistat. Në atë kohë ajo kishte hyrë në vitet e saja të tetëdhjeta dhe jetonte ende e vetmuar në një shtëpi në Long Island. Aty, ajo foli për kujtimet që kishte ruajtur për Apollinaire-in dhe Konitzën, për dy njerëz që asaj ende i dukeshin të çuditshëm. Kur gazetarët e kishin pyetur nëse e kishte të qartë përmasën e famës së këtyre dy njerëzve, ajo i kishte rrudhur krahët. Nuk dinte gjë e gjora pasi që Apollinaire-in e njihte me tjetër emër.

Annie, megjithatë e sqaroi një dilemë që kishin pasur hulumtuesit për Konitzën i cili në botën e letërsisë anglo-saksone ishte i panjohur deri në atë kohë, siç vazhdon të jetë pjesërisht edhe sot. Në shënimet e Apollinaire-it personaliteti i Konitzës është madhështor dhe njëkësisht oportunist i cili kishte shumë pseudonime dhe i përdorte sipas situatës. Mburrej se kishte prejardhje aristokrate dhe të përbashkët me Ali Pashë Tepelenën, Luanin e Janinës. Më së shumti e përdorte titullin bey, çfarë në fakt ishte. Por, paraqitej edhe si anëtarë i një familje të vjetër katolike që në fakt nuk ishte. Lexuesit shpesh, gabimisht, kanë menduar se një njeri i tillë duhet të ketë qenë personazh i sajuar i Apollinaire-it. Annie Playden këtyre studiuesve ua vërtetoi një fakt dhe ua hoqi dilemën: ai njeri ka ekzistuar dhe ka qenë Faik bey Konitza.

Tags: edi rama
Previous Post

Lëvizja surprizë e May: Zgjedhje të parakohshme më 8 qershor

Next Post

Bushati: Nuk ka platformë të Tiranës, Shqipëria nuk përzihet në Maqedoni

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Bushati: Nuk ka platformë të Tiranës, Shqipëria nuk përzihet në Maqedoni

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.