• Latest
  • Trending
  • All

Përse duhet parë filmi i Hollivudit për Gërdecin

21/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Përse duhet parë filmi i Hollivudit për Gërdecin

21/08/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Nga Mero Baze/

“War Dogs” është filmi më i ri i Hollivudit, i cili prek një nga historitë më të dhimbshme që ka shkaktuar korrupsioni në historinë e Shqipërisë, përfshirjen e familjes së Kryeministrit në biznesin e armëve dhe vdekje njerëzish të pafajshëm, për shkak të zullumit për të fituar me çdo kusht.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Filmi ka në qendër trafikun e fishekëve kinezë drejt Afganistanit, të blerë dikur nga ushtria shqiptare prej Kinës. Një kompani amerikane kishte fituar tenderin për këtë punë në SHBA dhe gjatë rrugës, sekser i saj në Tiranë, u bë i biri i Kryeministrit, i etiketuar në libër dhe film si “sypeshkaqeni”.

Filmi nuk duhet parë për gjëra që nuk i dimë. Ne dimë më shumë se çfarë ka filmi, dhe  nuk na ka ardhur aspak për të qeshur me atë që ka ndodhur. Por filmi duhet parë për të kuptuar diferencën mes një vendi perëndimor dhe kryekampioni të lirisë, si SHBA, dhe një vendi të nënshtruar nga mafia dhe korrupsioni si Shqipëria.

SHBA nuk humbi asgjë nga tregtia e armëve nga Shqipëria. Dy djem të papërgjegjshëm amerikanë, për pak fitime më shumë, i ranë shkurt në Shqipëri. Nxorën nga loja nënkontraktorin e tyre Kosta Trebicka, për shkak se ua kërkoi grupi i banditëve të djalit të Kryeministrit, e çuan për gjah dhe e vranë diku afër Gramshit, dhe vazhduan biznesin e tij.

Kur SHBA konstatoi se po shkeleshin ligjet e shtetit amerikan, ndërpreu kontratën, burgosi dy djemtë dhe tani ka bërë dhe film, për të mos e harruar këtë gjë.

Ky është vendi i lirisë, që nuk ka imunitet ndaj korrupsionit, por nuk ka asnjë shans ta tolerojë atë kur përballet me ligjin.

Tek ne ndodhi e kundërta. I biri i Kryeministrit, disa muaj para këtij biznesi, kishte nisur një biznes vdekjeprurës në Gërdec. Ai kishte ndihmuar Mihal Delijorgjin të rihapte zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes përmes Fatmir Mediut, për të marrë një kontratë fitimprurëse për demontim armësh të kalibrit të madh. Me arrogancën e njeriut të Familjes në pushtet, ai rrafshoi disa kapanone, mensa, e ambulanca në Divizionin e Gërdecit, ndërtoi një fabrikë me llamarina, futi aty brenda rreth 250 punëtorë dhe filluan në kushte mesjetare, të bëjnë një nga operacionet më të rrezikshme logjistike për demontim armësh në zemër të nyjes më të madhe të Shqipërisë, 5 km larg aeroportit dhe 16 km larg kryeqytetit.

Ndërkohë që ata po demontonin armët dhe po bënin planet e fitimit, vjen biznesi i dytë i tyre, kompania amerikane që kërkonte fishekë për Afganistan. Nënkontraktori i tyre Kosta Trebicka që do prodhonte kuti kartoni, ishte një pengesë nëpër këmbë në Aeroportin e Rinasit, pasi do të bëhej dëshmitar i biznesit tjetër të të birit të Kryeministrit. Ndaj banda mori vendim që dhe biznesin e Kostës, ta bënin ata në Gërdec. Dhe ashtu bënë. Kosta u dërgua për gjah, dhe ata i morën biznesin.

Papërgjegjshmëria, tahmarqarllëku dhe arroganca e pushtetit bënë të vetën. Gërdeci, biznesi i tyre i parë shpërtheu dhe la të vdekur 26 vetë, mes të cilëve dhe burrin e tezes së Shkëlzen Berishës, ndërsa kontrata e dytë u ndërpre, sapo amerikanët panë që kishte shkelje ligji.

Në shtetin shqiptar nisi një proces hetimi dhe ndëshkimi për vrasjen e 26 vetëve dhe përfshirjen e zyrtarëve shqiptarë në shkelje ligji.

Prokuroria nuk mori asnjë ditë dhe asnjë herë të pandehur Shkëlzen Berishën, edhe pse gjurmët e gjakut ishin të qarta dhe të çonin në shtëpinë e Sali Berishës. Ai diktonte ministrat si të bënin “Memo”-t dhe relacionet për vendimin, hynte e dilte 42 herë për një muaj në zyrën e Fatmir Mediut, i kishte deleguar shokut të ngushtë dhe ortakut në hije të bizneseve të veta, Selmanllarit përfaqësinë e firmës amerikane, dhe ishte personi i parë që kontaktoi Delijorgji, pas tragjedisë, pasi foli me gruan e tij. Por nuk u thirr as si dëshmitar, as si person në dijeni dhe jo më si “pronar real” i biznesit. Shkaku ishte se drejtësia u vendos përballë sulmeve të egra të Sali Berishës, i cili i shpalli luftë Kryeprokurores dhe Presidentit të vendit, u shpalli luftë gjyqtarëve që kishin në dorë çështjen duke i kërcënuar me hapje dosjesh, dhe arriti të shpëtojë pa u prekur nga kjo histori. Familja e tij, me një arkivol të shtuar nga kjo histori, erret e gdhihet mbi një krim, ku ka 26 viktima, mes të cilëve dhe baxhanaku i Sali Berishës, por në paturpësinë e tyre, ata shikojnë njëri-tjetrin në sy dhe thonë “shpëtuam”.

Drejtësia shqiptare nuk bëri dot asgjë. Jo vetëm për Shkëlzenin, por as për Fatmir Mediun. Prokuroria kërkoi gjashtë vite burg për të, por Sali Berisha e mbrojti me imunitet dhe nuk lejoi të rihapej çështja, në shkëmbim të heshtjes së tij për Shkëlzen Berishën. Nuk e di sa i qetë do të jetë ky njeri derisa të vdesë, por me 26 të vdekur në ëndërr çdo natë, sado budalla të jesh, minimumi çmendesh.

Media shqiptare me disa përjashtime të vogla nuk bëri dot asgjë, përkundrazi i shërbeu shpesh mjegullnajës së atij krimi. Disa gazetarë që tentuan t’i shkonin të vërtetës në fund u linçuan publikisht nga Berisha. Letërsia dhe kinematografia shqiptare nuk ka bërë asgjë dhe nuk pritet të bëjë.

Kujtesa historike e shqiptarëve, është aq e rëndomtë, sa kuformat e grave të zhveshura dhe të djegura të Gërdecit, tani i imagjinon të veshura me brekët e shtrenjta që shet Armina, e dashura e Shkëlzenit, dhe nuk u duken keq.

Ky film duhet parë pikërisht për këtë arsye. Për t’u ndërgjegjësuar se si i falim krimet, si heshtim për to, si i falim kriminelët dhe si i rivlerësojmë ata,  duke harruar gjakun dhe baltën ku janë varrosur viktimat e trye dhe duke u jargepsur pas faktit që i njëjti njeri që ka vrarë, ka dhe një të dashur që shet brekë të shtrenjta.

Mjafton kjo, për të treguar sa rëndë është Shqipëria dhe ku është diferenca jonë me Perëndimin. Ky film vlen vetëm për kaq. Dhe kaq është shumë. Është aq shumë, sa në çdo vend normal, autori i krimit, në mungesë të gjykimit, ose do kishte vrarë veten, ose do ta kishin vrarë. Këtu nuk ka as gjyq, as të ndëshkuar, as vetgjyqësi dhe as të turpëruar. Këtu ka vetëm të vrarë prej këtyre veseve. 26 vetë në këtë rast!

Tags: edi rama
Previous Post

Autostrada që bashkon Isa Mustafën, Ramën e Vuçiçin

Next Post

Dosier/ 21 gushti 1968 pushtimi i Çekosllovakisë në lupën e “syrit” të CIA-s : Pushtimi i Çekosllavakisë në “syrin” e CIA-s

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Dosier/ 21 gushti 1968 pushtimi i Çekosllovakisë në lupën e “syrit” të CIA-s : Pushtimi i Çekosllavakisë në “syrin” e CIA-s

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.