• Latest
  • Trending
  • All

Përse britanikët mbështetën Enver Hoxhën

12/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Përse britanikët mbështetën Enver Hoxhën

12/10/2014
in Aktualitet, Histori, Lajme, Opinion

Në një kontekst më të gjerë, lufta civile ka vazhduar edhe gjatë vitit 1945, kur komunistët dolën fitimtarë dhe marshimi i tyre drejt Veriut të Shqipërisë ka qenë katastrofik. Forcat e Frontit eliminuan në atë kohë jo vetëm kundërshtarët e tyre politikë, jo vetëm forcat e Ballit Kombëtar dhe të Legalitetit, por edhe të gjithë njerëzit neutralë në gjendjen e Shqipërisë së pasluftës së Dytë Botërore. Ata arritën të shkatërronin një rend të tërë social

Sipas raportit të analistëve britanikë, të cilëve më së shumti u jam referuar dhe që mund t’i konsiderojmë si dëshmitarë të paanshëm të realitetit shqiptar të periudhës, mund të themi se deri në pranverën e vitit 1943, lëvizja partizane ka qenë një lëvizje sporadike, e përqendruar kryesisht në aksione guerile, sabotime dhe pa ndonjë efikasitet të rëndësishëm në pozicionin nacionalçlirimtar të Shqipërisë

Dorëzimi i gjeneralit David Smiley, grabitja e pasurisë së shtabit që do të përdorej për qëllime lufte dhe për të luftuar okupatorin e huaj është një fakt shumë sinjifikativ për të kuptuar se ç’po ndodhte në Shqipëri. Kjo është një prej ngjarjeve më të shëmtuara që ka ndodhur dhe që komprometon fort pjesën bashkëpunuese të forcave nacionaliste

Lufta1
Lufta-2
Lufta-3

Midis qasjes së War Office dhe Foreign Office, e cila ka qenë më fleksibël në raport me elemente të tjera nacionaliste në Shqipëri, ka fituar nevoja e përfundimit sa më parë e luftës në Shqipëri dhe për rrjedhojë misioni britanik ka mbështetur me të gjitha forcat elementët e lëvizjes nacionalçlirimtare dhe PKSH-së, drejtuar nga Enver Hoxha

BETEJA JONË

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Një bashkëbisedim me prof.dr. Romeo Gurakuqi

Monika Shoshori Stafa

Që nga fillimi i vitit 1941, britanikët kishin bërë fare pak për Shqipërinë, me përjashtim të përpunimit të grupeve kundërshtare në mërgim dhe mbledhjes së materialit mbi të cilin bazonin politikën e tyre. Por në këtë të fundit, britanikët nuk kishin pasur shumë sukses. Ata nuk kishin ndonjë ide të qartë rreth ngjarjeve të rëndësishme që kishin ndodhur në Shqipëri që nga viti 1941. Burimet e tyre ishin të kufizuara. Në përgjithësi, qeveria britanike e vinte në diskutim mundësinë e ruajtjes së unitetit territorial të Shqipërisë dhe sa herë që ishte e mundur mbështeste rivendikimet e aleatit të vet kryesor në Ballkan, Greqisë. Për rrjedhojë, oficerët britanikë të parashutuar në Shqipëri në këtë periudhë, jo vetëm që nuk i njihnin kushtet politike të vendit, por i kishin shpatullat të mbrojtura nga asgjë më shumë sesa një zbrazëti politike. Enver Hoxha ngul këmbë se britanikët e ripërtërinë interesin e tyre ndaj Shqipërisë si rrjedhojë e alarmit që krijoi mes tyre rritja e aktivitetit të PKSH dhe lajmi për Konferencën e Pezës. Ndonëse partizanët ishin të parët që dyshuan mbi ardhjen e tyre më shumë sesa BK, ata e kuptuan më shumë rëndësinë e kontaktit të tyre. Po kur erdhën britanikët në Shqipëri dhe përse ata vendosën të ndihmojnë Shqipërinë në luftë kundër okupatorit? Përse Enver Hoxha nuk u besoi kurrë dhe nuk e fitoi asnjëherë simpatinë e tyre? Kush është gjenerali David? Çfarë kanë dokumentet britanike për kapjen e tij? Si ia dolën komunistët të fitonin në dy fronte, në kampin e pushtuesit, por dhe atë të brendshëm, përballë rivalëve të tjerë si Balli Kombëtar, Legaliteti etj? Këtyre pyetjeve u jep përgjigje në një intervistë për rubrikën Beteja Jonë, prof. dr. Romeo Gurakuqi.

 

A filloi në Shqipëri një luftë civile pas dështimit të Marrëveshjes së Mukjes? A ishte lufta civile tipari përcaktues i këtij segmenti të historisë së shqiptarëve?

Prof. dr. Romeo Gurakuqi: Lufta civile, e cila u zhvillua në vitet 1943 – 1944 ka pjesën e saj në historinë e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Ajo provohet që në qasjet politike të të dyja grupimeve politike që u ballafaquan në Shqipërinë e kësaj periudhe. Ka pasur udhëzime për të kryer një ballafaqim të tillë pavarësisht ndërhyrjeve të kryera nga ndërmjetësit britanikë pranë Enver Hoxhës, Ballit Kombëtar, dhe pranë forcave të Abaz Kupit. Normalisht, misioni britanik ka arritur të zbulojë edhe urdhrin e Enver Hoxhës i cili, i thoshte se njësitë partizane, njësitë e FNC të operojnë kundër Ballit Kombëtar, kundër zogistëve dhe kundër çdo elementi tjetër që nuk ishte pjesë e Frontit. Normalisht edhe Balli nga ana e tij ka pasur pozicionin e tij të dyzuar në raport me pushtuesin dhe me Frontin. Ata kanë qenë kundër qasjes së Frontit NCL. Ata janë munduar të ruajnë forcat për një moment të dytë duke e konsideruar pushtimin gjerman si një pushtues kalimtar. Urdhri i Enver Hoxhës ka qenë kategorik. Ai ka shmangur dhe ka refuzuar marrëveshjen e Mukjes, duke refuzuar madje dhe përpjekjen e dytë për ta rikonfirmuar atë. Përpos kësaj është udhëzuar që të luftoheshin jo vetëm ballistët, por edhe elementët e tjerë, si zogistët e të tjerë. Në fakt, në periudhën e muajit nëntor ka një përpjekje nga gjenerali Dejvis për të ndërmjetësuar midis Enver Hoxhës dhe ballistëve. Ai ka arritur me shumë mund që të bindte ballistët për të arritur një marrëveshje. Enver Hoxha ka qenë shumë skeptik për arritjen e saj dhe në momentin kur ballistët kanë firmosur marrëveshjen e njëanshme me gjeneralin Dejvis, ai ka bërë kthesën e dytë dhe situata ka qenë katastrofike. Lufta civile në Shqipëri ka nisur në fillim të muajit nëntor 1943 dhe është zhvilluar në varësi të situatës në terren, ballafaqimit ushtarak, por dhe varësisht operacionit të dimrit të ndërmarrë nga forcat gjermane. Por sidomos gjatë qershorit të vitit 1944, lufta civile ka qenë në zhvillim e sipër dhe ka vazhduar deri në dhjetor të vitit 1944. Por në një kontekst më të gjerë, lufta civile ka vazhduar edhe gjatë vitit 1945, kur komunistët dolën fitimtarë dhe marshimi i tyre drejt Veriut të Shqipërisë ka qenë katastrofik. Forcat e Frontit eliminuan në atë kohë jo vetëm kundërshtarët e tyre politikë, jo vetëm forcat e Ballit Kombëtar dhe të Legalitetit, por edhe të gjithë njerëzit neutralë në gjendjen e Shqipërisë së pasluftës së Dytë Botërore. Ata arritën të shkatërronin një rend të tërë social. Shkatërruan një strukturë ekonomike të ndërtuar në dekada dhe ndër shekuj në Shqipëri, produkt i një evolucioni të caktuar të shoqërisë shqiptare. Shqipëria e nëntorit e vitit 1944 duhej të përjetonte një moment të çlirimit nga okupatori gjerman, por në fakt, ka përjetuar ankthin e madh të vrasjeve lokale mes shqiptarësh, ankthin e 17 nëntorit të vitit 1944 në Tiranë dhe 29 nëntorin e po këtij viti në Shkodër. Çfarë ka ndodhur në këto dy qytete në aspektin e ndryshimit të strukturës sociale, ndryshimit të rendit të gjërave, ndryshimit të pozicionit të pasurisë, eliminimit të klasës së mesme, eliminimit të klasës intelektuale, por edhe i lumturisë që kanë pasur këto qytete në periudhën pararendëse, është një tregues që më së shumti, qasja komuniste solli një shkatërrim të Shqipërisë tradicionale pa u kujdesur fare për një rikompozim mbi pozitat nacionalçlirimtare të pozicionit të Shqipërisë në ditët e nesërme të një Shqipërie të çliruar.

Në çfarë raporti qëndron rezistenca kundër pushtuesit gjatë luftës civile në Shqipëri?

Sipas raportit të analistëve britanikë, të cilëve më së shumti u jam referuar dhe që mund t’i konsiderojmë si dëshmitarë të paanshëm të realitetit shqiptar të periudhës, mund të themi se deri në pranverën e vitit 1943, lëvizja partizane ka qenë një lëvizje sporadike, e përqendruar kryesisht në aksione guerile, sabotime dhe pa ndonjë efikasitet të rëndësishëm në pozicionin nacionalçlirimtar të Shqipërisë. Pozicioni i Italisë fashiste, kapitullimi i saj gjatë vitit ‘43 dhe largimi i forcave italiane i aktivizoi ata gjithnjë e më shumë dhe duhet të themi që qasja çlirimtare ka ecur paralelisht për shkak të kësaj vendimmarrje politike që vinte në planin e brendshëm shqiptar në shtabin e Enver Hoxhës, por dhe në planin ballkanik që vinte nga shtabi i Titos. Shpeshherë, lufta civile ka eklipsuar pozicionin çlirimtar. Nuk ka pasur në pozicionin politik të Enver Hoxhës dhe pasuesve të tij një përpjekje të mirëfilltë nacionalçlirimtare për të bashkuar Ballin Kombëtar, elementët nacionalistë intelektualë dhe zogistët, në një front të përbashkët për çlirimin e vendit dhe për një qeveri të unitetit kombëtar, gjë që është sinjifikative, por edhe e domosdoshme në raste të tilla të katastrofave kombëtare, siç janë pushtimet nga i huaji.

Sipas jush profesor, cili ka qenë pozicioni i Ballit Kombëtar? A luajti ai një rol të qenësishëm për organizimin e një boshti të themi politik dhe ushtarak në mbrojtje të vendit nga pushtuesi? 

Balli Kombëtar nuk ka qenë realist. Ka bërë një pozicionim të gabuar në vlerësimin e situatës. Nuk ka kuptuar që gjendja e popullsisë rurale e Shqipërisë së Jugut në mënyrë të veçantë, ishte katastrofale dhe pjesa e analfabetizmit të kësaj popullsie, varfëria ekstreme e rënduar sidomos gjatë periudhës së pushtimit duhej të shfrytëzohej në mënyrë shumë të stërholluar dhe shumë dinake nga ana e udhëheqësit të PKSH-së, Enver Hoxha, siç dhe ndodhi praktikisht. Ata menduan që duke ruajtur forcën për një moment të dytë, duke bashkëpunuar me gjermanët për të ruajtur njësinë e Shqipërisë etnike të konfiguruar nga italianët fillimisht, të dilnin pa shpenzuar forcat në momentin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ata kuptuan që gjendja ishte e disfavorshme për forcat e boshtit qendror, por nuk arritën dot të orientoheshin. Në çorientimin dhe në fatin tragjik të humbjes së tyre ka ndikuar edhe politika mjaft e goditur që ka ndërmarrë Partia Komuniste Shqiptare, udhëheqësi i krahut majtist të luftës, i cili nuk la hapësirën e nevojshme për negociata. Nuk la as mundësinë për të bashkëpunuar duke i goditur e demaskuar forcat e Ballit me një propagandë të urrejtjes.

Lufta kundër okupatorit ka qenë e vështirë, por po aq edhe lufta për pushtet që nisi pikërisht pas nëntorit të vitit 1943. Si ia dolën komunistët të luftonin në dy fronte e të dilnin fitimtarë?

Nuk mendoj se kanë luftuar në dy fronte. Ata kanë pasur një front krejtësisht të përcaktuar duke pasur si objektiv marrjen e pushtetit në rrethana kur ishte e qartë që forcat gjermane kishin një pozicion strategjik në Shqipëri, duke ruajtur rrugët e tërheqjes së tyre të mundshme nga Jugu i Ballkanit në drejtim të Europës Qendrore. Të thuash që është bërë luftë e përmasave ashtu sikur historiografia shqiptare e ka trajtuar për një periudhë të gjatë në shkollat tona, apo dhe në trajtesat zyrtare është një gjë që nuk është krejtësisht e saktë. Duhet të kuptohet se ata kanë arritur ta bëjnë vlerësimin e asaj se çfarë mund të ndodhë nesër kur Shqipërinë ta marrë në dorë udhëheqësi komunist, Enver Hoxha, dhe pasuesit e tij. Gjendjen se çfarë mund të ndodhë pas 29 nëntorit, ata e kanë të qartë. Është tjetër gjë që mënyra për ta përballuar situatën ka qenë jo e duhura. Balli Kombëtar në vend që të ndërtonte një bashkëpunim me krahun perëndimor të Aleancës Antifashiste, ka gjetur mënyrën për të qëndruar në paqe me pushtuesit gjermanë dhe nga ana tjetër, kur kanë ndërmarrë përpjekjet për t’u lidhur me anglo-amerikanët ka qenë tepër vonë. Gjendja ka precipituar dhe duhet të kujtojmë se BK nuk ka qenë në armiqësi me misionin britanik në Shqipëri. Ai ka bërë përpjekje madje në periudhën përfundimtare për t’u lidhur, por ata ishin të interesuar që të ndihmonin vetëm elementët ose grupet politike ushtarake, të cilat luftonin gjermanët për arsye strategjike, për mbylljen sa më shpejt të luftës. Në një kohë kur mbahej nga ana e tyre një qëndrim paqësor, deri diku edhe bashkëpunues, ata nuk kishin pse të ndihmonin. Kështu, midis qasjes së War Office dhe Foreign Office, e cila ka qenë më fleksibël në raport me elemente të tjera nacionaliste në Shqipëri, ka fituar nevoja e përfundimit sa më parë e luftës në Shqipëri dhe për rrjedhojë, misioni britanik ka mbështetur me të gjitha forcat elementët e Lëvizjes Nacionalçlirimtare dhe PKSH-së, drejtuar nga Enver Hoxha. Nuk duhet të harrojmë se pajisjet kryesore të Luftës NÇL, të ushtrisë së saj, kanë qenë pajisje që kanë ardhur nga ndihmat britanike. Ata ishin furnizuesit kryesorë të bazamentit material të forcave partizane. Nga ana tjetër, duhet të kuptojmë që në harkun kohor nga marsi 1944 deri në shtator të 1944-s janë bërë të paktën tri përpjekje mes forcave të qeverisë së Tiranës, BK-së dhe zogistëve për të krijuar një front të përbashkët për të përballuar stuhinë që vinte nga Jugu i Shqipërisë drejt Tiranës, Durrësit dhe Veriut të Shqipërisë.

Ju përmendët më lart një gjeneral me emrin David, David Smiley, të cilin Julian Amery e përshkruan si njeri që i donte shumë miqtë dhe i urrente armiqtë, por që në tërësi ishte më shumë i interesuar për punën sesa për njerëzit. Për shkak të antikomunizmit të tij të zjarrtë, madje bashkë me një tjetër britanik, McLean, do të ktheheshin në shqetësim të vazhdueshëm për Hoxhën. Cilat kanë qenë lëvizjet e tij? Si u dorëzua ai tek armiku? Çfarë kanë dokumentet britanike për kapjen e tij?

Gjenerali Dejvis ka ardhur. Ka qenë një ndër gjeneralët më të rëndësishëm të ushtrisë britanike në Ballkan, ndër katër gjeneralët më të rëndësishëm. Ai ka pasur si mision koordinimin e gjendjes së misioneve britanike në Shqipëri. Përcaktimin edhe të pozicioneve të tyre përballë tre aktorëve kryesorë politikë të Shqipërisë së kësaj periudhe. Ai është vendosur fillimisht pranë shtabit të Enver Hoxhës, por nuk ka qenë në gjendje të ndjekë sidomos rrethanat e fillimit të operacionit të dimrit, lëvizjet e skutave të Enver Hoxhës dhe shtabit të tij, duke vendosur të pozicionohet diku në qendrën veriore. Ai ka bërë një përpjekje në momentin kur operacioni i dimrit është ngushtuar, për të kaluar në drejtim të jugut dhe pikërisht në fshatin Gostenje, në pjesën veriore të Librazhdit në drejtim të Dibrës, ku është rrethuar nga forcat e Azis Biçakut. Rezulton nga një dokument britanik që ka pasur me vete diku te 15 mijë monedha ari britanike. Më shumë se një goditje e forcave të Ballit Kombëtar, në këndvështrimin tim, sulmi ndaj gjeneralit Dejvis, ka qenë një përpjekje për të marrë këtë thesar prej 15 mijë monedhash ari britanike dhe që është marrë praktikisht. Kjo është ndër ngjarjet më të rënda, më denoncuese e forcave, të cilat kanë bashkëpunuar me okupatorin kundër lirisë së Shqipërisë, kundër përpjekjeve çlirimtare të Shqipërisë, duke njollosur pjesën e qeverisë shqiptare që bashkëpunoi me okupatorin. Dorëzimi i gjeneralit David Smiley, grabitja e pasurisë së shtabit që do të përdorej për qëllime lufte dhe për të luftuar okupatorin e huaj është një fakt shumë sinjifikativ për të kuptuar se ç’po ndodhte në Shqipëri. Kjo është një prej ngjarjeve më të shëmtuara që ka ndodhur dhe që komprometon fort pjesën bashkëpunuese të forcave nacionaliste. Bëhet fjalë për shërbëtorë të bindur, interesaxhinj lokalë, që nuk kanë qenë aspak nën urdhrat e njerëzve aq të ditur dhe perëndimorë sikurse ka qenë Mit’hat Frashëri, kryetari i Ballit Kombëtar. Ata kanë qenë individë lokalë, të cilët Shqipëria i ka me bollëk, e jo vetëm në atë kohë po edhe sot.

Previous Post

Letra e 1951-shit / Historia e vërtetë, Kruja: Italjanët s’e vranë Gurakuqin, por spekuluen mbi gjakun e tij

Next Post

Artur Zheji Batonit: C’pate o mik?! Te kemi trajtuar si pasha ketu ne Tirane, ti po del bukeshkele

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Artur Zheji Batonit: C'pate o mik?! Te kemi trajtuar si pasha ketu ne Tirane, ti po del bukeshkele

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.