Më shumë se 70 persona të ndaluar nga policia dhe pesë agjentë të plagosur. Ky ëshët bilanci I përplasjeve të dhunshme mes manifestuesve dhe forcave të rendit në Athinë në marshimin e 17 nëntorit. në vitin 1973, 41 vjet më parë, revolta studentore e Politeknikut ku u vranë 20 persona shënoi fillimin e rrëzimit të diktaturës së Kolonelëve. Një ditë më parë përplasjet mes grupeve të anarkisë dhe antagonistëve ishte vetëm epilogu i një dite ku më shumë se 18 mijë persona marshuan në Athinë. trazirat nisën që kur policia, më shumë se 7 mijë agjentë të vendosur në rrugët e kryeqytetit kishte shpërndarë një turmë të mbledhur para ambasadës amerikane në kryeqytetin grek. Ashtu si cdo vit manifestimi nisi nga Politekniku ku u përkujtuan student e vrarë. dhe ashtu sic do vit ceremonitë përkujtimore u transformuan në një protest të gjerë kundër qeverisë, ekzekutivit të koalicionit të madh kundër të cilit u hodhën kritikat e qytetarëve pas viteve të tëra masash për shkurtime në buxhet.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















