Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Berat, ku kanë mbetur të plagosur 3 persona. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në lagjen “Uznovë”, pranë restorant “Osumi”, ku janë aksidentuar dy automjete, konkretisht automjeti me targa TR 3454 B me drejtues shtetasin K. S., 29 vjeç, dhe automjeti me targa AA 056 BO me drejtues shtetasin E. Ç, 20 vjeç.
Dyshohet se si pasoj e këtij aksidenti janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja 27-vjeçarja me inicialet J. Y., , të cilët janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Beratit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.















