Një 35-vjeçar u arrestua sot nga Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor, pasi është përgjegjës i një aksidenti në lagjen nr. 17 në Korçë.
Martin Jakup, 35 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar pa lejë drejtimi një mjet motor pa targa, ka goditur automjetin e parkuar tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 744 HF , në pronësi të shtetasit P.Z, 47 vjeç, banues në Korçë.
Për pasojë, ka marrë dëmtime të lehta shtetasi Martin Jakup, i cili mori mjekim në Spitalin e Korçës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt” parashikuar nga nenet 290 e 291 të Kodit Penal.















