Presidenti i Republikës Bujar Nishani është duke zhvilluar një konferencë për media në të cilët po flet për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vendin tonë.
Nishani po flet për përmbytjet dhe situatën kritike në të cilën ndodhen qytetarët e prekur. Kreu i shtetit tha se duhet të marrë masa për të përballuar situatën emergjente. Sipas tij, duhet të emergjenca është në garantimin e sigurisë së njerëzve, blegtorisë, kafshëve dhe ushqimin e bagëtive.
Deklarata e Presidentit vjen një ditë pasi ka inspektuar situatën në terren.
“Takova të gjitha strukturat e emergjencës. Dëshiroj të përcjell tek qytetarët, ka të bëjë me sensibilizimin e mëtejshëm të institucioneve shtetërore, për të gjykuar me prioritet këtë situatë, nga mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me strukturat e emergjencës, pasi duke parë ditët në vijim, banorët mbeten në rrezik”, tha Nishani.
Duke bërë një pasqyrim të asaj se çfarë ka konstatuar Nishani thekson se Thuajse 100% e tokave të banorëve ishin nën ujë.
“Thuajse 100% e tokave të banorëve ishin nën ujë, dhe në dijeninë e të gjithë specialistëve ata nuk mund të përdoren më. Po ashtu tu krijohen lehtësira banorëve për kreditë e marra lidhur me këta persona”, theksoi Nishani.















