Në 2005, shteti i Luizianës u godit rëndë nga Uragani Katrina që përmbyti kryesisht qytetin e Nju Orlinsit; këtë radhë përmbytjet kanë prekur kryeqytetin e shtetit, Baton Rouge:
Banorët e zonës nuk kujtojnë të ketë pasur ndonjëherë përmbytje të këtyre përmasave:
“Kam jetuar këtu gjithë jetën dhe nuk kam parë ndonjëherë ngritjen e ujit në këtë nivel,” thotë hidrologu Calvin Jones.
Shumë banorë kanë mbetur pa strehë nga përmbytjet.
“Kemi humbur të gjitha sendet që zotëronim. Jam shumë i dëshpëruar. Por, arritëm të shpëtojmë; edhe miqtë tanë kanë shpëtuar”.























