• Latest
  • Trending
  • All

Përjashtimi i 4 deputetëve/ Bashës i duhet edhe një herë ndihma e Ramës

17/01/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 18 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Përjashtimi i 4 deputetëve/ Bashës i duhet edhe një herë ndihma e Ramës

17/01/2022
in Aktualitet

Për herë të dytë brenda pak ditësh, Lulzim Bashës i është dashur ndihma e Edi Ramës për konfliktin e brendshëm në Partinë Demokratike. Nëse herën e parë thirri policinë në një moment kaosi dhe dhune në selinë e PD-së, kësaj radhe i duhet një firmë e Lindita Nikollës për të përjashtuar 4 deputetë nga grupi parlamentar i PD-së. Duket se edhe kësaj radhe, përgjigjia e Ramës do të jetë pozitive.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Kërkesa e grupit parlamentar të PD-së është për përjashtimin e deputetëve Flamur Noka, Luan Baçi, Albana Vokshi dhe Edmond Spaho.

Por mbështetësit e Berishës e kundërshtuan fort propozimin e Lulzim Bashës. Për rreth një orë salla e parlamentit u shndërrua në arenë debati brenda Partisë Demokratike, ndërsa të vetët i përsërisnin Bashës epitetin e vendosur nga Berisha në Foltore, që e ka pagëzuar me emrin “Lulzim Brava”.

“Zonja kryetare nuk e kisha menduar që Lulzim brava do të më përjashtonte. Tani pres që të më caktojnë edhe internimin, ndoshta në Grabjan të Lushnjes. Nuk më përjashton dot mua njeri nga grupi parlamentar i PD. Unë kam hyrë kur tërhiqnim me zinxhirë bustin e Leninit, ai ka ardhur direkt ministër. S’më përjashton dot ai që futi kriminelë në PD” tha Edmond Spaho.

Menjëherë pas tij u ngrit Tritan Shehu e me radhë Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Belind Këlliçi. Kërkesa e tyre iu drejtua Lindita Nikollë, sepse në tryezën e kryeparlamentares kanë ardhur dy shkresa. E para ka qenë ajo e Komisionit të Rithemelimit që e njofton për shkarkimin e të gjitha strukturave të PD-së, që nga Basha e me radhë të tjerët, sipas vendimit që mori Kuvendi Kombëtar në 11 Dhjetor.

E dyta është shkresa nga grupi parlamentar i PD-së që kërkon shkarkimin e 4 deputetëve.

“Po fillojmë keq, me dokumente qe nuk janë reale, që janë nul. Jeni në dijeni të ndryshimeve që janë bërë. Mos paraqisni dokumente që nuk i përshtaten realitetit” tha ndër të tjera Tritan Shehu.

Kurse Oerd Bylykbashi i kujtoi kryeparlamentares që rregullorja e Kuvendit përcakton që janë deputetët ata që e formojnë Grupin Parlamentar dhe jo partitë.

“Jemi deputetë të PD. Ju ftoj juve dhe kolegëve të mi që ta refuzojnë shkeljen e Kushtetutës, duke kufizuar tagrat përfaqësues të deputetëve” tha Bylykbashi.

Flamur Noka shkoi më tej. Ai foli për një marrëveshje mes Bashës dhe kryeministrit Rama që “të trajtohen në mënyrë specifike me dashuri” në parlament, ndërsa denoncoi leximin që Lindita Nikolla po i bënte rregullores.

“Keni marrë urdhër nga kreu i regjimit, që shoqata e bravave, të trajtohet në mënyrë specifike dhe me dashuri të veçantë nga ana juaj. Pa shoqatën jeni të mbaruar. I duhet kreut të regjimit një shoqatë të bravave. Mendoni se do të shuani zërin opozitar. Deputetët nuk janë peng, pavarësisht se ju keni marrë kreun e shoqatës së bravave peng” tha Noka.

Por Lindita Nikolla duket se do ta pranojë përjashtimin e deputetëve dhe zëvëndësimin e tyre në komisionet parlamentare.

“Grupet janë konstituuar në Kuvend. Unë sot bëra atë që më thotë rregullorja. Atë që grupi i PD më ka përcjellë” tha Nikolla.

Pikërisht në këtë moment, ka ndërhyrë Taulant Balla. Për t’i hedhur benzinë zjarrit, Balla kujtoi edhe përjashtime të tjera në PD, si Spartak Ngjela apo Gilman Bakalli në të shkuarën.

“E drejta e një grupi parlamentar për të përjashtuar dikë është ekskluzive. Jam besimplotë që brenda grupit të PD ka një rregullore. Po flas si një deputet. Nuk ekziston koncepti i pezullimit. O je o s’je në një grup. Do i kërkoja grupit të PD që këtë ta adresojë në një seancë pasardhëse”, u shpreh Balla.

Ndërhyrja e Ballës ka acaruar menjëherë Flamur Nokën, që është një nga deputetët që përjashtohen. Menjëherë ai ka vënë në dukje se mes grupimit të Bashës dhe socialistëve në pushtet ka një bashkëpunim në prapaskenë.

“Taulant balla nuk mund të flasë në emër të grupit të Partisë Demokratike. Në rast se pengu autorizon Taulant Ballën të bëjë zëdhënësin e PD nuk mund të pranohet. Balla të vazhdojë me grupin e tij, por zëdhënësin e shoqatës së bravave mund ta bëjë sa të dojë, por jo të përmendë PD dhe grupin parlamentar të PD”, tha Flamur Noka.

Pas ndërhyrjes së Taulant Ballës e mori fjalën Enkelejd Alibeaj. I sapozgjedhur si kryetar i grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj tha se PD do t’i zgjidhë vetë problemet e saj.

“Ne i kemi ca probleme. Ne e kemi maturinë, qetësinë, kemi pjekurinë politike edhe për vështirësinë që po kalojmë që ti zgjidhim në familjen tonë. Njerëzit të cilët kanë aftësinë politike për të hequr nga qafa e tyre gurin e rëndë, për të folur me shqiptarët, këtu në parlamentin që kjo maxhoranca ua vodhi” u shpreh Alibeaj.

Në sallën e kuvendit, deputetët e tjerë të Partisë Demokratike kanë heshtur për përjashtimet. As Lulzim Basha nuk ka folur, megjithëse deputetët e tij iu referuan si “Lulzim Brava”. Sali Berisha nuk u paraqit në seancë, ku ra në sy edhe mungesa e Alfred Rushajt, ish kryetar i grupit parlamentar, që dha dorëheqjen pak ditë më parë./Lapsi.al

Previous Post

Varianti Omicron në Kosovë, autoritetet shëndetësore paralajmërojnë përkeqësim të gjendjes

Next Post

Non grata nga SHBA? Meta: Nëse ka ndonje palo ambasadë…

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Non grata nga SHBA? Meta: Nëse ka ndonje palo ambasadë…

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.