Nuk ka ditë që të mos regjistrohet një aksident në rrugët e vendit.
Së fundi raportohet për një aksident në Bulqizë, me pasojë 3 të vdekur dhe 1 të plagosur.
Policia ka shkuar në vendin e ngjares dhe ka nisur hetimet për aksidentin e rëndë, që ndodhi pranë kufirit me Maqedoninë. Ndërsa më vonë ka shpërndarë një njoftim, ku jep detaje për ngjarjen.
Në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë Dibër ka ardhur njoftim se në hyrje të fshatin Trebisht, Bulqizë, një mjet tip Opel Astra me targa AA 791 JY ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.
Në automjet udhëtonin 4 persona,
nga të cilët 3 prej tyre kanë humbur jetën ndërsa njëri është në gjendje të rëndë dhe konkretisht:
G.S., 27 vjeç ndodhet i plagosur në gjendje të rëndë po mjekohet në Dibër të Madhe Maqedoni.
Kanë humbur jetën
A. K. 21 vjeç banues në fshatin Ostren.
E.B. rreth 32 vjece, banuese në fshatin Tuçep.
M. N. rreth 55 vjeç .
Grupi hetimor në vend ngjarje po punon për zbardhjen e ngjarjes.