Kryeministri Rama ka përfunduar takimin me presidentin Barak Obama dhe zv.presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.
I intervistuar pas takimit Rama u shpreh se në delegacioni shqiptar i kryesuar nga ai dëgjoi fjalë të mira dhe të shkëlqyera për Shqipërinë si edhe mori përgëzime e inkurajim shumë të madh.
Ai theksoi se ka marrë mbështetje për një sërë çështjesh që prekin Shqipërinë.
Morëm mbështetje për reformën në drejtësi, për futjen e fesë nëpër shkolla dhe për forcimin e partneritetit mes vendeve.














