Gjatë orëve të mbrëmjes në rendin e ditës u diskutua edhe për përdorimin e konkluzioneve mbi zbatimin e planit të veprimit për marrëveshjen e telekomunikacionit.
Nesër pritet të vazhdojë bisedimet në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh. Është parashikuar të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura për lirinë e lëvizjes dhe menaxhimin e integruar të vendkalimeve administrative.






















