Policia e Durrësit ka arrestuar dje babë e bir nga Manza, Flamur dhe pëllumb Hoxha, respektivisht 51 dhe 25 vjeç.
Sipas Policisë, arrestimi i tyre u bë pasi më datë 1 maj 2016 kanë kundërshtuar punonjësit e policisë në momentin që kanë dashur për t’i shoqëruar për verifikim në ambjentet e Komisariatit bashkë me mjetin e tyre tip Volsvagen Polo me targa DR 0680 E pa dokumentacionin përkatës, në pronësi të shtetasit Flamur Hoxha.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik ” parashikuar në nenin 236/1 të Kodit Penal.
















