Qindra bashkatdhetarë u mblodhën në Prekaz, përkatësisht në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, për të shënuar Ditën e Diasporës dhe Mërgatës.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, falënderoi të gjithë pranishmit duke rikujtuar edhe njëherë kontributin e madh që bashkatdhetarët tanë e kanë dhënë përgjatë historisë së kombit shqiptar dhe për shtetin e Kosovës.
Po ashtu, Rifat Jashari, në emër të familjes së Komandantit Legjendar “Adem Jashari” ju uroi mirëseardhje të gjithë atyre që i quajti vëllezër dhe motra, në Prekazin legjendar dhe në kullën e Jasharëve.
Në bazë të Ligjit mbi Diasporën dhe Mërgatën, me vendim perkates Ministri i Diasporës, z. Ibrahim Makolli me rekomandim të komisionit pesë anëtarësh për kontribut të veçantë për mërgatën apo shtetin e Kosovës ndau edhe çmimet vjetore për mërgimtarin/grupin më të suksesshëm të vitit.
Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha
Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...


















