Familjarët e një miture rreth 15 vjeçe, kanë bërë denoncim në polici për përdhunimin e vajzës së tyre nga një i ri 31-vjeçar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në 5 maj, në vendin e quajtur “Plazhi Divjakës”.
Sh.P., 31 vjeç, me banim në fshatin Xeng të Divjakës dyshohet se ka kyer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën me iniciale L. N., kundër dëshirës së saj.
Vajza është kërcënuar që të mos tregojë, por për shkak të gjendjes së rënduar, familjarët kanë mësuar gjithçka duke bërë dhe denoncimin në polici. 31- vjeçari Sh.P., është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij, nën akuzën e veprës penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”.















