Kandidati republikan i SHBA, Donald Trump, viziton Meksikën të mërkurrën, pasi e ka përçmuar në mënyrë të përsërisht vendin gjatë fushatës së tij, njofton BBC, përcjell Syri.net.
Trump shkroi në Twitter se shpresonte të takohej me Presidentin Enrique Pena Nieta, i cili i kishte ftuar të dy: atë dhe demokraten Hillary Clinton.
Presidenti meksikan tha se dialogu do të ndihmonte që të mbroheshin meksikanët kudo që ndodheshin.
Trump i ka dënuar emigrantët meksikanë gjatë fushatës së tij dhe u zotua të ndërtonte një mur ndërmjet dy vendeve. Ai do të mbajë një fjalim special mbi emigracionin në Arizona më vonë, të mërkurën.
Republikani i ka parë sondazhet e tij që kanë rrëshqitur që nga konventat partiake, muajt e fundit.
Si në nivel kombëtar, edhe në shtete të rëndësishme, ai ecën zvarrë pas znj.Klinton, e cila gëzon mbështetje të fortë veçanërisht nga minoritetet.
Presidenti amerikan tha se se i kishte ftuar të dy kandidatët për bisedime dhe se do të takohet me Trump në mënyrë private të mërkurën.
“Unë besoj në dialogun për të mbrojtur interesat meksikane në botë dhe kryesisht, për të mbrojtur meksikanët kudo që ndodhen, tha ai./Syri
















