Një ditë pas arritjes së koalicionit parazgjedhor LDK-AKR, dega e kësaj të fundit në Skenderaj do të del kundër këtij koalicioni.
Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se sot në ora 18,00 do të mblidhet kryesia e Degës së AKR-së në Skenderaj, për të marrë vendimi kundër hyrjes në koalicion me partinë e Isa Mustafës.
Lajmi.net ka tentuar të kontaktoj kryetarin e Degës së AKR-së në Skenderaj, Musa Dervishin, por ky i fundit nuk iu është përgjigjur thirrjeve telefonike.






















