Gjithë kjo situatë ndodh edhe përpara syve të policisë të cilët herë pas here dalin në komunikacion për ta lehtësuar qarkullimin e veturave dhe të këmbësorëve.
Por edhe në këto situata lypsarët e vazhdojnë “punën” e tyre, ata u dalin përpara veturave të shtrenjta dhe nuk largohen derisa t’i bindin shpesh herë duke përdorur edhe fjalë të pista vetëm për t’ua marrë shumën e parave që kërkojnë.

Policia e Kosovës ka treguar se kanë marrë disa iniciative, mirëpo, asnjëherë s’kanë arritur t’i largojnë tërësisht nga rrugët lypsarët.
“Në vazhdimësi Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucione tjera ka ndërmarr veprime ligjore për largimin e lypsarëve nga rruga ku janë organizua fushata të ndryshme, megjithatë kjo dukuri po vazhdon të jetë e diçka e zakontë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës.
https://dailymotion.com/video/x5f5nzc
Sipas statistikave të Policisë numri i personave që kërkojnë lëmoshë ka pësuar rënie në gjashtë mujorin e dytë të vitit që e lamë pas. Prej 309 personave sa kërkonin lëmoshë në janar-qershor 2016, ky numër kishte rënë në 156 persona deri në fund të 2016-ës.

Pra vetëm gjatë vitit 2016 policia ka identifikuar 465 persona që kërkojnë lëmoshë në forma të ndryshme.
Zyra për Informim e Policisë ka sqaruar se problemi i kërkim lëmoshës si dukuri mbetet ende e pranishme në Kosovë, sidomos në Prishtinë.
https://dailymotion.com/video/x5f5nwu
Në përgjigjen e Policisë thuhet se kategoritë që kërkojnë më së shumti lëmoshë janë: të miturit, të moshuarit, gratë e shoqëruara me fëmijë që kryesisht i takojnë minoriteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas. Kurse një numër tjetër i madh prej tyre janë edhe shtetas të Shqipërisë.
https://dailymotion.com/video/x5f5nu3
Sipas ligjit në fuqi për Rend dhe Siguri Publike lëmosha përbën kundërvajtje e cila duhet të gjobitet.

Më poshtë mund t’i shihni disa video që shfaqin realitetin e kësaj pjese të kryeqytetit ku lypsarët kryejnë punën e tyre përballë zyrtarëve policorë./Gazetaexpress/ (Autor: Artina Haliti, studente e “Arteve Mediale”)
https://dailymotion.com/video/x5f5nrv























