Po ashtu njoftoi të pranishmit lidhur me ecurinë e zbatimit të prioriteteve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.
“MSA-ja është një marrëveshje historike për të ardhmen e Kosovës ndaj së cilës duhet të zotohemi dhe të koordinohemi të gjithë së bashku, përfshirë këtu komunat, shoqërinë civile dhe qytetarët në mënyrë që të zbatohet brenda afateve duke përshpejtuar rrugën tonë drejt integrimit në BE”, ka thënë ndër të tjera zëvendësministri Ilazi.






















