Mbretëria ka miratuar një dekret sipas të cilit rrogat e ministrave do të jenë më të vogla për 20 për qind.
Nëpunësit civilë të cilët janë më të ulët në hierarki do të pezullohen nga rritja e pagave, si dhe pagesa e punës jashtë orarit dhe pushimit vjetor do të reduktohet.
Rreth një e treta e fuqisë punëtore në vend kanë qenë të punësuar në sektorin publik.
Shpenzimet për paga dhe përfitimet e tyre përbëjnë gati gjysmën e shpenzimeve qeveritare në vitin 2015, ose rreth 120 miliard dollarë, ndërsa gjithsej buxheti ishte 98,000,000,000 dollarë.
Kujtojmë se Princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman paraqiti një plan për të përmirësuar ekonominë dhe për të shpëtuar nga çmimet e ulëta të naftës. Por duket se fusha të tjera të ekonomisë së këtij vendi thjesht nuk mund të përputhen me sektorin e naftës.






















