“Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në këtë mënyrë iu përgjigj thirrjeve të qytetarëve të drejtuara deri te ajo përmes rrjeteve sociale, që të hapen dyert e kampit ushtarak, sepse atje qytetarët do të ndiheshin më të sigurt”, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.
Dyert e kampit, theksojnë nga MM, janë të hapura për qytetarët të cilët kanë dëme nga tërmetet e deritanishme dhe kanë nevojë të strehohen në kampin ushtarak derisa toka në Ohër të qetësohet.
Paraqitje për akomodim në kamp mund të bëjnë në numrin e telefonit 070 403 392. Personi për kontakt – Riste Spasovski, udhëheqës i sektorit për shërbime, turizëm, mirëmbajtje dhe auto park në Ministrinë e Mbrojtjes, shkruan Alsat-m.






















