• Latest
  • Trending
  • All

PËR LEHËSIT, ME DHE PA PAGESË

23/03/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 9 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PËR LEHËSIT, ME DHE PA PAGESË

23/03/2017
in Aktualitet

Flutura AÇKA

Një rekomandim…

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Një shënim i im e djeshëm mbi intervistën e fundit televizive të kryeministrit tonë, mori shumë reagime, dhe mes tyre pati njerëz që nuk ishin dakort me idenë time, me të gjithë të drejtën e mendimit të tyre ndryshe nga imi. Por nuk munguan as lehësa, në postën e fshehur veçmas, që vetëm fyejnë pa ndonjë argument, por prej militantizmit të tyre të kuptueshëm, por të papranueshëm në raport me mua.

Që FaceBook është një gjyryk për lehësa të tillë, kjo dihet dhe mbase nuk do të gjendet ndonjëherë ndonjë mundësi për të patur imunitet ndaj tyre, edhe kjo është e qartë, veçmas në një vend të polarizuar politikisht si ynë, vepra më e madhe e partive tona. Dua vetëm t’u sjell në kujtesë një fakt të thjeshtë, që shpjegon mbase edhe pozicionin tim ‘politik’.

Në vigjilje të pranverës së vitit 2013, pra mu në prag të zgjedhjeve të përgjithshme botova romanin tim të radhës “Kukullat nuk kanë Atdhe”, që jashtë modestisë u lexua si trakt mbase nga mijëra vetë. Ai libër është kryekeput kundër pushtetit që qeveriste atë kohë Shqipërinë dhe një lexues i thjeshtë që e lexonte atë libër, nuk besoj se mund të votonte për ministrat e korruptuar të PD-së së asaj kohe (të kuptohemi, ata që ishin të korruptuar).

Natyrisht që është roman, por janë 500 faqe kundër PD-LSI-së së asaj kohe, që në substancë mund ta lexosh edhe si libër kundër Sali Berishës, që do të thotë vota te pastra për Edi Ramën e asaj kohe. Ndaj jam e detyruar të pohoj se është PS dhe Edi Rama në borxh të madh tek unë, dhe jo e kundërta, edhe pse për këtë “shërbim” të pavullnetshëm që ka ardhur nga fiksioni që kam shkruar, kam marrë dhurata shumë të hidhura prej tyre. Fatkeqësisht!

Kështu që i rekomandoj çfarëdo lehësi, me ose pa pagesë, i futur qëllimshëm ose naivisht, ta lexojë këtë libër e ta kuptojë se unë jam në opozitë me pushtetet, kurdo qofshin ato, kushdo që t’i drejtojë ato, sa kohë mendoj se ka vend për opozitë, dhe kjo nuk është një opozitë e politikës (me të cilën deri në këtë çast që po flasim nuk kam patur kurrë lidhje), por opozitë e një njeriu që në ndërgjegjjen e vet, dhe që ka një medium me të cilin mund ta shpallë zërin e vet, të thotë fjalën e duhur në kohën e duhur.

Kjo nuk e mohon faktin që mund të ketë patur raste ku edhe mund të kem gabuar në gjykimin tim, por fjalët e mia nuk ndikojnë në fatin e askujt, kështu që qari dhe qederi janë të miat.

Pra me Sali Berishën unë e kam mbyllur opozitën në vitin 2013 me ato 500 faqe, ndaj nuk e ndjek më tani, nëse ndonjë ide e imja rezonon me të tijën, duhet të jetë në fakt një alarm. Pra, unë nuk merrem me Sali Berishën, por nuk di pse merreni ju, madje nuk e di pse merret Sali Berisha me Sali Berishën vetë. Të isha në vend të tij, unë do të isha duke shkruar ditarë tani.

Sa për çadrën që më përmendi dikush, dje konstatova një gjë shumë të rëndësishme, dhe që në vetvete më qetësoi shumë. Unë kam shkruar edhe më parë shënime kinse të forta, siç dimë ne ti lexojmë me kotësitë tona politike gjërat, por asnjëherë nuk kanë patur reagime si ai i djeshmi.

Çadra, të paktën, vrau frikën. Edhe për kaq ka nderimin tim, të tjerat pastaj janë gjëra të politikës, le të merret ajo. Unë e kam një të dashur, librin, dhe ai me posedon mjaftueshëm.

Tags: edi rama
Previous Post

Serbia nuk mund t’i përvetësojë pronat e Kosovës

Next Post

Arbëreshët në stadium në mbështetje të kombëtares përballë Italisë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Arbëreshët në stadium në mbështetje të kombëtares përballë Italisë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.