• Latest
  • Trending
  • All

Për historinë dhe amnezinë e certifikuar

28/02/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Për historinë dhe amnezinë e certifikuar

28/02/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Rudolf Marku

Debati për historinë dhe historiografinë duket se ka për të vazhduar për një kohë të gjatë ndër shqiptarët, të cilët ende vazhdojnë të jetojnë në një shoqëri të harresës së certifikuar…Në fakt, ne shqiptarët vetëm se jemi paksa më të vonuar nga popujt e tjerë europianë, sepse shekulli i njëzetë do mbahet mend si shekulli i kontrollit absolut mbi kujtesën. Regjimeve totalitare iu ka ardhur dhe u vjen në ndihmë arma më e fuqishme e shkatërrimit të kujtesës përmes falsifikimit të saj, (dis)-informacionit dhe mjeteve të (dis)-informacionit.

Ç’është e vërteta, komunistët nuk qenë aq të preokupuar për zhdukjen e gjurmëve të krimeve të tyre sa ç’qenë nazistët. Dhe kjo thjesht se komunistët besonin se sistemi i tyre dhe pushteti i tyre qe i përjetshëm…Vetëm pas rrëzimit të Murit të Berlinit, ata filluan për herë të parë të mendonin seriozisht për zhdukjen e evidencave të krimeve të tyre…Ne shqiptarëve na kujtohet ai rrethimi me një mur të lartë i Ministrisë së Brendshme (KGB-shqiptare) në vitin 1991 dhe djegia e dokumenteve sekrete për një muaj rresht… Sigurimi i Shtetit shqiptar e bënte eliminimin e krimeve përmes një metode tepër origjinale: zhdukjen e fakteve dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, falsifikimin monstruoz të tyre…Fshehja dhe varrimi i informacionit komprometues në vendet komuniste shkonte deri aty, saqë në ishujt Sokolovski rojet kishin urdhër të gjuanin e të vrisnin pulëbardhat, se mos dikush mund t’i përdorte si postierë fluturues…Madje, rusët bënë dhe një dokumentar për ishujt Sokolovski, ku tregohen të burgosurit që pretendojnë të jenë të pastër, të kënaqur, me një buzëqeshje që duket me kilometra larg se është artificiale dhe e fabrikuar… Pothuajse në të gjitha vendet komuniste, “kur gruaja e një të burgosuri lejohej të bënte një vizitë në burg, ajo ishte e detyruar të firmoste një deklaratë, ku premtonte se, pasi të kthehej në shtëpinë e saj, të mos tregonte asgjë nga çfarë do shihte në burg”, ndërsa vetë i burgosuri, nga ana e vet, detyrohej të deklaronte me shkrim se “nuk do t’i fliste së shoqes për kushtet e jetës në burg a për njerëzit e tjerë në burg”, (Herling ‘88, ‘89).

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në Shqipëri dhe në Bullgari, të burgosurit që liroheshin duhej të nënshkruanin se “kurrë nuk do tregonin për çfarë kanë parë në burg, në rast të kundërt, do të akuzohen si gënjeshtarë dhe përhapës thashethemesh”…Një teknikë tjetër e cila konsiderohej dhe më e efektshmja (sidomos e efektshme në Shqipëri) ka qenë (dhe mbetet) kontrolli i informacionit dhe manipulimi i kujtesës përmes gënjeshtrës dhe mashtrimit. Në Shqipëri ka ekzistuar një Drejtori e veçantë për përhapjen e shpifjeve dhe të gënjeshtrave. Por, nëse i shohim të dyja format e regjimeve totalitare, nazizmin dhe komunizmin, duhet të themi se në fushën e propagandës nazistët qenë amatorë…Në krahasim me nazistët, komunistët kishin në çdo organizatë dhe celulë partie Agitrop-in e vet (agit- për agjitacion, që do të thotë indoktrinim dhe prop-për propagandë).

I mendoj të gjitha këto tek lexoj në shtypin shqiptar jehonën e merituar të librit të sapobotuar të Fabian Katit. Titullohet “Formësimi i kujtesës kolektive – Ngjarjet në Dukagjin, Malësinë e Madhe dhe në Postribë: 1945-1946”. Historiani i famshëm gjerman, Leopold von Ralke ngulte këmbë në rëndësinë e verifikimit të historisë përmes burimeve të para, sidomos përmes dëshmitarëve okularë dhe bashkëkohës, të cilët Ralke i quan “dokumentet më të pastra dhe më të domosdoshme”. Fabian Kati duket se që në fillim ka patur një përbetim që t’i qëndrojë besnik parimit të Ralkes. Libri i Fabian Katit, të cilin pata fatin që ta lexoj në dorëshkrim, është tronditës: nga ato që kish zakon t’i shkruante Sollzhenicini në fillimet e viteve ’60 të shekullit të kaluar, një lloj ‘Arkipelagu Gulag’, por më tragjik, një narrativë e zhveshur si një skelet i një të vrari buzë rruge, trupi i të cilit është lënë në mëshirën e elementëve të natyrës…Intervistat me ata malësorë të Dukagjinit e të Malësisë së Madhe janë një dëshmi e një Ferri të harruar, që askush nuk ka dashur ta kujtojë e as që ta përmendë. Një Ferr i markës shqiptare, i ambalazhuar nga shumë njerëz, përfshi këtu sidomos pseudo-intelektualët, pseudo-sociologët, pseudo-specialistët e Human Rights dhe pseudo-politikanët, që në të vërtetë janë të vetmit politikanë për ta paraqitur Ferrin shqiptar o si një Parajsë idilike, o si një konsekuencë e prapambetjes së ca njerëzve që janë rob paragjykimesh shpellash, a rob të Kanunit…Klishetë primitive të shoqërisë komuniste dhe asaj paskomuniste vetëm sa kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë alibia e paturpshme e krimeve monstruoze për të cilat na flasin me një qetësi bardësh dhe me një fisnikëri të harruar malësorët dëshmitarë.

Jam tronditur si rrallë tek lexoja intervistat e malësorëve të paprekur nga skleroza a amnezia, sëmundje me rekorde kombëtare ndër shqiptarët…Edhe tek rrëfejnë krimet që i kanë dëshmuar me sytë e tyre, narracioni mbetet fluent, fisnik, i qetë, herë-herë ironik, herë-herë sardonik, por gjithmonë pa nota zemërimi, sikur qenë duke rrëfyer fatalitetin e një jete që nuk mund të qe ndryshe…Të treguar me një gjuhë aq të kulluar e aq të saktë e të qartë sa duhej t’i bënte të paktën të skuqeshin jeniçerët e zellshëm të luftës kundër Gegnishtes, të cilët u përpoqën të infektojnë gjithë sistemin gjuhësor në tërësi. Këtë përpjekje për dominimin e gjuhës, jehonën e së cilës ne shqiptarët e ndjejmë përmes diskutimeve proverbiale për dialektet, George Orwell e pat quajtur “Newspeak”, një gjuhë artificiale dhe laboratorike, e krijuar prej formulave të gatshme, të distancuara nga gjuha e folur.

Dëshmitë e malësorëve të përfshira në këtë libër, në fakt janë një këmbanë që bie për shoqërinë shqiptare, e cila edhe sot është potencialisht e ngarkuar me po atë ngarkesë negative të ideologjisë së mospranimit krahinor dhe fetar të Veriut…Është një këmbanë që bie qetësisht, si një fugë e Bahut, për të na kujtuar Requiem-in e një shoqërie që do të bëjë festa në një sallon ku ende është një kufomë e pavarrosur, fshehur prapa perdesh dhe ku vrasësit festojnë pas maskash të patrazuar nga askush, me valëset e tyre të luajtur me instrumente të Orkestrës së Arrogancës Shtetërore…Krimet dhe metodat e krimeve të komunistëve në Veriun e Shqipërisë kanë një ngjashmëri mimistike me krimet e pushtuesve turq të bëra ca shekuj më parë në po këto treva: konvertimi i emrave të krishterë, urrejtja fetare, katil-llëku i krimeve, tinzëria, monstruoziteti i vrasjeve…Një libër i cili na sjell vetëvetëdijshëm paralelet e pashmangshme historike, jo vetëm me të shkuarën, por sidomos me të tashmen…Libri i Fabian Katit i shtohet librave seriozë për historiografinë dhe Historinë e vendit tonë, të autorëve si patër Zef Pllumi, at Konrad Gjolaj, Romeo Gurakuqi, Ilir Konomi, Visar Zhiti e plot të tjerëve, të cilët dëshmojnë se Historia është diametralisht e kundërt me amnezinë e qëllimshme të akademikëve partiakë e të sklerotizuar që ende gjallojnë në viset tona.

Previous Post

Loja “parimore” e Ramës me kryetarët e Bashkive

Next Post

Basha: “Asnjë koalicion me dy forcat e kalbura të Qeverisë”

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Basha: "Asnjë koalicion me dy forcat e kalbura të Qeverisë"

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.