5,000 dashamirës të muzikës do të marrin pjesë në një koncert në Barcelonë pasi u bënë pjesë e një depistimi për Covid, për të provuar efektivitetin e planit në parandalimin e shpërthimeve të virusit gjatë organizimeve të mëdha kulturore.
Shën.red. Depistimi: Kontrolli përmes një serie pyetjesh të bëra për të përcaktuar rrezikun e një personi për Covid-19. Ato përfshijnë pyetje në lidhje me simptomat që janë përvoja, historia e udhëtimeve javët e fundit dhe ekspozimi ndaj dikujt që është konfirmuar të ketë Covid-19.
Shfaqja ditën e sotme nga grupi Love of Lesbian ka lejen speciale të autoriteteve shëndetësore të vendit, ndërkohë që pjesa tjetër e Spanjës përballet me masa të rrepta të distancës sociale.
Njerëzit me sëmundje të zemrës, kancer ose ata që kanë qenë në kontakt me dikë të infektuar nga Covid-19 në javët e fundit u kërkua të mos regjistroheshin. Blerësit e biletave zgjodhën midis tre vendeve në Barcelonë ku duhej t’u nënshtroheshin një testi të shpejtë antigjeni të shtunën në mëngjes. Ata me rezultate negative morën një kod në telefon duke vërtetuar biletën për shfaqjen në arenën Palau Sant Jordi, e cila fillon në orën 19:00. Maskat do të jenë të detyrueshme.
Organizatorët thonë se është ngjarja e parë e kësaj madhësie e mbajtur në Europë gjatë pandemisë. Biletat, të cilat u shitën të gjitha dhe kushtonin 23-28 euro, përfshijnë koston e testit dhe maskën e fytyrës me cilësi të lartë që është e detyrueshme përveç rasteve kur të pranishmit do të hanë ose pinë në zona të caktuara.



















