Vetëm gjatë ditëve të fundit në bazë të raporteve 24 orëshe të policisë, janë shënuar dhjetëra raste të sulmit apo pengimit të kryerjes së detyrës zyrtare të policëve.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë periudhës janar- qershor, janë shënuar rreth 100 raste të sulmit të personave zyrtarë, ndërsa rreth 160 janë penguar në kryerjen e detyrës zyrtare.
“Lidhur me rastet e tilla të raportuara mund të ju konfirmojmë se gjatë periudhës janar-qershor 2016, kemi pasur të raportuara: rreth 100 raste ‘sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’ dhe mbi 160 raste ‘pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare’”.
“Ku këtu nuk janë të përfshirë vetëm zyrtarët policor por edhe të tjerë zyrtarë nga institucione tjera në përgjithësi”.
“Policia e Kosovës, të gjitha rastet, të cilat kanë të bëjnë me sulme apo pengim të personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare pavarësisht se cilit institucion zyrtarët i takojnë, ne i evidentojmë apo regjistrojmë ato sipas Kodit Penal të RKS-së, të cilat vepra janë te specifikuara me kod penal si ‘sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’ dhe pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare’, thuhet në përgjigjeje e policisë për lajmi.net
Policia bënë të ditur se të gjitha veprimet policore ndërmerren konform ligjeve të aplikueshme në vend sipas konsultimeve relevante edhe me prokuroritë kompetente, si dhe gjithnjë duke u bazuar në proceduar standarde të operimit për veprime policore në mënyrë sa më profesionale.






















