Vetëm në periudhën janar-qershor, sivjet kanë vdekur 50 njerëz në 46 aksidente, dy më shumë se vitin e kaluar. Ndërkaq, dukshëm janë shtuar aksidentet me të lënduar. Vitin e kaluar janë shënuar 2139 aksidente, ndërkaq sivjet 2781 aksidente. Numri i të lënduarve në këto aksidente ka qenë 4207, ndërsa sivjet ka shkuar në 5389 persona të lënduar, shkruan lajmi.net
Po kështu është rritur edhe numri i aksidenteve me dëme materiale. Vitin e kaluar kanë ndodhur 4684, ndërkaq sivjet gati një mijë më shumë.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidentet në total janë 8285 në vitin 2016, ndërkaq vitin e kaluar 7377.
Me rritjen e numrit të aksidenteve në trafik, është shtuar edhe rrezikshmëria. Policia e Kosovës duke synuar që të parandaloj rrezikun, ka shqiptuar edhe gjoba.
Në periudhën janar-qershor të vitit të kaluar, janë shqiptuar pak më shumë se 150 mijë gjoba, ndërkaq sivjet numri i tyre është rritur mbi 100 mijë.
Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se sivjet janë shqiptuar 161 mijë e 6 gjoba të ndryshme në trafik. Të llogaritura në para, mesatarja e një gjobe 20 euro, i bie më shumë se 3 milion euro gjoba nga janari deri në qershor. /lajmi.net






















