Në periudhën dhjetëvjeçare, pra që nga viti 2000 deri në vitin 2010 janë shpërngulur 105,895 njerëz nga Maqedonia. Kjo periudhë ka përfshirë dëshpërimin e qytetarëve nga konflikti i vitit 2001 dhe ndasitë e mëdha në mes dy popujve, shqiptarë dhe maqedonas.
Në periudhën e fundit 2010-2013, ka pasur rekord të njerëzve të larguar nga Maqedonia. 179 njerëz të larguar nga Maqedonia. Në këtë periudhë ka ndikuar edhe dëshpërimi i njerëzve nga kriza ekonomike globale që shumë u manifestua edhe në Maqedoni. Nuk ka informacione për periudhën 2013 deri sot.























