Në një postim në facebook ai ka shkruar se sot e ka prezantuar udhëzimin administrativ për pensionin e punës, dhe ka njoftuar për procedurat e pensionit familjar, transmeton lajmi.net
“Sot në Lidhjen e Pensionistëve në mënyrë simbolike prezentova udhëzimin administrativ për pension invalidor të punës dhe njoftova për procedurat për pensionin familjar. Gjatë javës në zyret pensionale mund të merren aplikacionet dhe informatat e nevojshne, kurse ligjërisht nga e hëna e ardhshme (27 mars) mund të aplikohet për këto dy skema të reja në kuadër të sistemit pensional”, ka shkruar Abrashi në facebook.
Lexo postimin e plotë:
Pensioni invalidor i punës dhe pensioni familjar fillojnë së implementuari
Sot në Lidhjen e Pensionistëve në mënyrë simbolike prezentova udhëzimin administrativ për pension invalidor të punës dhe njoftova për procedurat për pensionin familjar
Gjatë javës në zyret pensionale mund të merren aplikacionet dhe informatat e nevojshne, kurse ligjërisht nga e hëna e ardhshme (27 mars) mund të aplikohet për këto dy skema të reja në kuadër të sistemit pensional.
Këto dy skema të reja pensionale ngrisin mirëqenien e qytetarëve tanë, lehtësojnë proceset e punës dhe na ofrojnë edhe një hap para reformës pensionale.






















