Peng të miturën, gaz neutralizues për të kapur autorin pas 5 orë negociatash Mbyllet pas 5 orësh tentativa e policisë për arrestimin e burrit që mori peng një të mitur sot në Durrës.
Që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm dhe deri në orën 12:40 policia e Durrësit ka tentuar të negociojë me shtetasin Arben Kabashi, për të dalë nga banesa ku ishte izoluar, pasi kishte shpëtuar një të mitur që e kishte marrë peng dhe nënën e autorit.
Ngjarja ka ndodhur sot në Kodër Rrashbull të Durrësit, ku 46vjeçari nuk i bindej policisë për t’u dorëzuar, sepse kishte frikë nga uniformat blu, pasi raportohet se kishte probleme mendore. Por policia pas orëve të gjata të negociatave ka hedhur gaz neutralizues në banesë dhe e ka nxjerrë nga banesa. Arben Kabashi është dërguar në spital për trajtim me psikolog.























