Në lidhje me rastin me datë 09.12.2016 me urdhëresë te Gjykatës Themelore në Pejë është bastisur shtëpia e te dyshuarit mashkull K-Shqiptar në lidhje me vrasjen e ndodhur në vitin 2001. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar: Një pistoletë CZ 99 me një karikator dhe 15 fishekë, një pushkë karabinë “Zastava”, një pushkë gjuetie dy tytëshe, një AK-47 me dy karikatorë të mbushur me nga 30 fishekë, nëntëdhjetë e dy (92) fishekë të kal.9 mm, një AK-47 i dëmtuar, një AK-47 i dëmtuar me një fishek në tytë, një automatik i dëmtuar dhe një pistolete e dëmtuar”, thuhet nga Policia e Kosovës.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.























