Shuma të mëdha parash të buxhetit të shtetit edhe më tutje vazhdojnë të shpenzohen për të punësuarit me kontrata të veçanta, të cilët janë punësuar nëpër institucione qendrore e lokale pa iu nënshtruar procedurave të rekrutimit të parapara me ligj.
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në raportin e auditimit “Marrëveshjet për Shërbime të Veçanta dhe Kontratat e Punës për detyra Specifike” ka gjetur se një numër i madh i komunave, por edhe i institucioneve qendrore, kanë angazhuar një numër të madh të punëtorëve në këtë formë, duke shpenzuar kështu nga buxheti i shtetit miliona euro.
Në raportin e ZKA-së thuhet se në nivelin qendror në këtë auditim janë përfshirë pesë ministri: Ministria e Administratës Publike (MAP), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) dhe Ministria e Infrastrukturës (MI), derisa në nivelin lokal janë përfshirë gjashtë komuna: Ferizaj, Peja, Gjilani, Prizreni, Suhareka dhe Prishtina.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

















