Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Drenas, mirëpret dhe përkrahë çdo iniciativë apo investim ekonomik që është në funksion të zhvillimit të Drenasit dhe mirëqenies së qytetarëve të tij, thuhet në reagimin e PDK-së, dega në Drenas.
Qeverisja e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, në vazhdimësi, ka ofruar lehtësira dhe mundësi për të gjithë investitorët e interesuar dhe do të vazhdoj edhe më tutje ta bëjë një gjë të tillë. Parku i Biznesit në komunën tonë është një nga dëshmitë e shumta në këtë drejtim.
Gjithashtu, Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Drenas, vlerëson se janë të papranueshme improvizimet për qëllime elektorale dhe tendencat për të manipuluar opinionin publik të Drenicës.
Drenicës dhe gjithë Kosovës i duhen investime reale që garantojnë rritje ekonomike dhe vende të reja të punës për qytetarët tanë.























