“Deputetja e nderuar e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Berisha Shala e ka vendvotimin në shkollën fillore në Negroc dhe ajo menjëherë pas përfundimit të votimit është larguar nga vendvotimi. Andaj, shpifjet e subjektit Nisma ndaj zyrtarëve të lartë të PDK-së janë tendencioze dhe përpjekje për zbehjen e kredibilitetit zgjedhor”, ka thënë Berisha.
Berisha ka ftuar të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse në procesin zgjedhor që të ruajnë qetësinë dhe mos të përpiqen që përmes spekulimeve dhe shpifjeve të prishin imazhin e zgjedhjeve fer dhe demokratike në Komunën e Drenasit.
Zëdhënësi i PDK-së në Drenas, Betim Berisha gjithashtu u ka bërë thirrje mediave që të ruajnë objektivitetin dhe të raportojnë në mënyrë profesionale dhe pa ndikim nga subjektet politike.
Partia Demokratike po ashtu fton të gjithë qytetarët që ende nuk e kanë kryer procesin e votimit, që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë në numër sa më të madh”, thuhet në njoftim.






















