Ai ka thënë se PDK-ja ofron alternativën më të mirë politike për Kosovën. Nurellari, i cili javën e kaluar është bërë shtetas i Kosovës, është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Ai ka bërë me dije se ky bashkëpunim është duke ndikuar pozitivisht tek shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës. Në këtë intervistë Nurellari ka folur edhe për koalicionin qeverisës PDK – LDK, për të cilin thotë se nuk është një “martesë me dashuri” por një partneritet për hir të proceseve të rëndësishme të mëdha që ka Kosova. Po ashtu, ai ka folur edhe për formimin e ushtrisë, për demarkacionin me Malin e Zi dhe për idenë për zgjedhje të parakohshme.






















