“Pas reagimit tonë lidhur me vonesën e pagave, nga tetori 2016, për punëtorët shëndetësorë të QKMF-së, megjithatë, ndonëse jo të gjitha pagat, Komuna reflektoi me një pagë për kta punëtorë”, ka potencuar me këtë rast, dr. Enver Murtezi, kryetar i komisionit.
Ndërkaq, nga ky takim, doli kërkesa për Komitetin për Shëndetësi, respektivisht, për anëtarët e PDK-së në këtë komitet, dhe për Grupin e Këshilltarëve të PDK në KK të Gjilanit, njëkohësisht, që duke marrë në konsideratë gjendjen e rënduar sociale, ta ngritin domosdonë e rritjes së vlerës së subvencioneve (tani është 130 €), për familjet e dëshmorëve.






















