PDK me anë të një deklarate për media ka vlersuar se dënimi i Lushtakut për një akzuë e cila ishte hedhur poshtë nga vetë gjykata, është e pabazuar.
“Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se dënimi i tashëm i z.Lushtaku, për një akuzë të hedhur poshtë nga vetë gjykata më herët, është poaq i pabazuar dhe besojmë se përsëri do të rikonfirmohet pafajësia e z.Lushtaku”.
“Partia Demokratike e Kosovës kërkon që procesi i mbetur gjyqësor ndaj z.Lushtaku të zhvillohet në përputhje të saktë dhe të plotë me standardet demokratike të drejtësisë, larg çdo tendence të manipulimeve për qëllime që nuk i takojnë drejtësisë. Drejtësia përsëri do të triumfojë”, thuhet në deklaratën e PDK-së.























