Kryetari i PDIU-së tha se partia që drejton do të japë votën pro reformës teritoriale në se nuk do të ndahet Bashkinë e Konispolit
Pas kërcënimit të OMONIA, PBDNJ e organiztata të tjera të minoritetit grek në Himarë, për mosbindje civile, PDIU kërcënon me kërkeën për referendum për ccështjen came. Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi, tha se partia që ai drejton do të kërkojë referendum për Çamërinë nëse OMONIA i kthehet çështjes së Himarës. Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, akuzon Greqinë për çështjen e Himarës dhe paralajmërimin për referendum nga OMONIA. Sipas Idrizit, çështja e Himarës është e mbyllur, pasi në asnjë dokument nuk vlerësohet si zonë minoritare. Idrizi thotë gjithashtu se qëllimi i vërtetë, nuk është Himara, por sipas tij, me anë të një strategjie të mirëstudiuar, Greqia po synon që bashkitë e vetme çame, ajo e Konispolit dhe e Markave, t’i bashkojë në një bashki të madhe minoritare, me synimin e vetëm, lidhjen kufitare me Greqinë.
“Himara, problem i stisur, ka qenë në kohën e mbretit Zog dhe në Kushtetutën tonë që njohim zonat minoritare. Pra Himara nuk është zonë minoritare. Për këtë arsye, beteja nuk bëhet në Dervician apo në zonat e tjera minoritare, por shpërngulet në një vend që historikisht ka qenë shqiptar. Himara është shqiptare, nuk ka sens që të bëjnë referendum, është njësoj siç thashë, që ne të kërkojmë referendum për Çamërinë. Unë do të kërkoj pastaj referendum nga të gjithë shqiptarët që vërtet Çamëria të bëhet pjesë e Shqipërisë. Sigurisht, presione të tilla tashmë janë bërë vulnerabël, u bë kaq kohë që ne i dëgjojmë.
I vetmi problem shqetësues që unë shoh është fakti që Bashkia e Konispolit bashkë me Bashkinë e Markave, që janë pjesa çame e mbetur në territorin shqiptar, ka qenë prefektura e Çamërisë në kohën e mbretit Zog. Ka një ide që ato të ndahen dhe të na spostohet një mega-komunë apo bashki, jo më në Himarë, por në një zonë tjetër, e cila është shumë më e madhe sesa Himara, dhe kam përshtypjen që vazhdon një strategji prapë me hilerat e Greqisë, që tenton që të kërkojë Himarën. Në fakt po bën një zonë tjetër, një bashki tjetër shumë të madhe me minoritarë”, – thotë Idrizi.
Idrizi tha se PDIU është e vendosut për të mos lejuar këto pretendime pasi do të kërkohet një takim edhe me ministrin për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, ku nëse pranohet edhe kërkesa e kësaj partie për të mos ndarë Bashkinë e Konispolit, mund të jepet vota pro reformës territoriale, e parashikuar të votohet brenda këtij sesioni parlamentar.















