Pas shpërthimeve të tritolit të shënuara mbrëmjen e së mërkurës ka reaguar Partia Demokratike, duke denoncuar atë që e vlerëson si kapjen e policisë së shtetit nga militantët.
Sipas demokratëve policia po përdoret për fushata selektive të Kryeministrit, duke e çuar rendin dhe sigurinë në nivelin e saj më të keq në këto vite.
Por Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri lidhur me shpërthimet e tritolit, ku vetëm 24 orët e fundit janë shënuar 3 raste në Kamëz, Fushë – Krujë e Krujë thotë se askush nuk do t’i shpëtojë hetimit.

















