Partia Demokratike çon në Gjykatën Kushtetuese ligjin për KLD-në të ndryshuar, ligjin për funksionimin e Gjykatës Administrative të ndryshuar dhe ligjin për shkollën e magjistraturës të ndryshuar të cilat u miratuan në Kuvend nga mazhoranca. PD thotë se këto ligje kanë përmbajtje ”të thellë antikueshtetuese prekin parimin e ndarjes së pushteve dhe kanë për synim kapjen politike të sistemit të drejtësisë” Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, njëkohësisht dhe nënkryetar i grupit parlamentar dorëzoi sot në gjykatën Kushtetuese kërkesën për pezullimin e pr/ligjeve dhe i kërkon kësaj trupe që t’i drejtohet Komisionit të Venecias.
“E gjithë kjo është një paketë ligjesh që është hartuar në mungesë të plotë të transparencës dhe konsultimit gjithpërfshirës dhe partnerit ndërkombëtar. E gjithë paketa, të tre ligjet të pezullohen e të dërgojnë Komisionin e Venecias. Mbështesim dhe Presidentin për pezullimin e këtyre ligjeve. Ky veprim vjen në harmoni të plotë me ato të ndërkombëtarëve. Jemi të bindur se Gjykata Kushtetuese do i pezullojë këto ligje duke penguar ardhjen e pasojave të pariparueshme për shtetin e së drejtës siç është kapja e sistemit të drejtësisë që këkon të bëjë kryeministri” tha Halimi pasi dorëzoi ankimimin sot paradite në Kushtetuese.
Pse duhet të pezullohet ligji për KLD-në
“Ligji pë KLD synon hapur kapjen politike të sistemit të drejtësisë së pari duke i ndryshuar anëtarët pa shkak dhe pa përfunduar mandatin.
Së dyti duke i kërkuar presidentit të zgjedhë nënkryetarin nga lista e ministrit. Pra këtë kompentecë të presidentit e uzurpon kryeministri. Urdhërohet pezullimi automatik i gjyqtarit sapo ndaj tyre regjistrohet një kallëzim penal” tha Halimi.















