Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama se po gënjen qytetarët me reklama, pasi në të vërtetë asnjë punë nuk është kryer.
Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi tha sot se asnjë reklamë, sado e bukur, nuk mund të mbulojë dot dështimet dhe krimin e qeverisë të dalë pas 23 qershorit.
Ajo u shpreh se Edi Rama vazhdon të heshtë për deputetin socialist Arben Ndoka.
Ndërsa, shtoi se me ardhjen në qeveri të socialistëve me qindra e mijëra persona kanë humbur vendet e tyre të punës














