Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë selisë blu, sipas të cilave mbledhja do të zhvillohet në orën 18:30 të së martës.
Mbledhja vjen edhe pas kritikave të bëra brenda radhëve të Partisë Demokratike, kryesisht nga deputetët Eduart Selami dhe Majlinda Bregu, kundër bojkotit të zgjedhjeve.
Gjithashtu, ajo është thirrur pak orë pasi ambasadorja gjermane në vendin tonë, Susanne Schutz deklaroi se, Gjermania do t’i njohë zgjedhjet e 18 qershorit në Shqipëri, edhe nëse Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk marrin pjesë në to.






















