Ky subjekt po ashtu kërkon që Agani t’i ndalojë të gjitha shpenzimet e mjeteve monetare të Partisë. “Kryesia e PD-së ju bënë me dije klanit Agani, që çdo shfrytëzim i mjeteve financiare prej datës 28 shtator, për çfarë do qoftë është keqpërdorim i mjeteve financiare dhe në rast se ndodhë kjo PD do të paraqes padi në organet e drejtësisë.
PD në të njëjtën kohë, njofton anëtarësinë e saj dhe opinionin publik se ka filluar aktivitetin e vet politik pas marrjes së besimit dhe legjitimitetit nga ky Kuvend. Kryesia e PD-së fton kryetarët e degëve që të fillojnë mobilizimin për takime të përbashkëta dhe debate publike me qëllim të fillimit të punës për kristalizimin e projekteve politike për konkurrim në zgjedhjet lokale 2017.






















