Patenta shqiptare tashmë do njihet edhe në Malin e Zi, ndërsa sot janë nënshkruar marrëveshjet mes palëve. Sot nënshkruan marrëveshjen e njohjes së ndërsjelltë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe Zv.kryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe për Çështjet Evropiane të Malit të Zi, Igor Luksic.
Negociatat mes dy vendeve janë zhvilluar nga autoritetet kompetente përkatëse. Kjo procedurë u krijon shtetasve shqiptarë, mundësinë të punësohen si drejtues mjeti në Malin e Zi, me të drejta të barabarta me shtetasit malazez, në përputhje me lejen e drejtimit që disponojnë. Marrëveshja vjen pas nënshkrimit për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit me Italinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Kroacinë.
















